×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Na duhen edhe tre-katër muaj për t’i dalë në fund pandemisë COVID-19

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar sot Shërbimin Spitalor të Qendrës së Klinikës Universitare të Kosovës.

    Me këtë rast Hoti tha se shpreh falënderim për punën e jashtëzakonshme të bërë gjatë këtij viti, në kuadër të shëndetësisë.

    “Të gjithë kur zgjohemi shkojmë në punë dhe shkojmë sepse kemi pagesë e kontratë, por ju shkoni duke ditur rrezikun se mund ta merrni virusin e mund ta bartni tek fëmijët, e për këtë s’ka falënderim të mjaftueshëm. Sivjet ka qenë vit historik, sidomos kur kemi parë ato kronikat gjatë viteve 60/70 me sëmundjet ngjitëse kemi menduar se s’mund të kthehem më në atë situatë, por që këtë vit urojmë mos ta kujtojmë më për këto çështje. Besoj se kemi mësuar jo veç ne por në gjithë botën, por edhe ne ishim të surprizuar sa i përket stafit shëndetësore. Por mënyra se si e keni menaxhuar situatën deri më tash është vërtetë punë e jashtëzakonshme. Në veçanti duhet të kemi parasysh resurset e kufizuara edhe me mjekë, edhe me shtretër, i di telashet me furnizimin me oksigjen, ose me barna, ose me siguru një shtrat që e ka vendin e oksigjenit. Është e jashtëzakonshme çfarë keni bërë që asnjë pacientë të mos vie në situatë të mos ketë shtrat. Ka pas rast kur kanë punuar ka 48 orë pa pushuar fare. Çdo qytetarë besoj se e ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme. Jemi munduar bashkë me MSH-në dhe të tjerët që të bëjmë më të mirën e mundshme”, tha Hoti.

    Tutje ai shtoi se edhe tre apo katër muajt e ardhshëm janë të rrezikshëm sa i përket pandemisë COVID-19.

    “Çdo qytetarë i ka pritur edhe me ankth edhe me shpresë në konferencën e orës 3 që ishte bërë praktikë, e numrit të të infektuarve.Jemi munduar të japim mbështetjen e nevojshme si qeveri, dua të falënderojë Dr.Naserin, Dr.Valbonin, ministrin e të gjithë mjekët e tjerë që ishin në dispozicion në gjysmë të natës për t’i dizajnuar masat. Jo për të eksperimentuar, por për ti zhvilluar ato. Janë siguruar edhe qytetarët edhe bizneset edhe të gjithë, një model i masave që është replikuar më pas në regjion e në vendet e tjera.Tash jemi para një situate të re, ku po presim që vaksina të shpërndahet, besoj se fazat testuese janë kaluar, kemi bërë përpjekje maksimale që të jemi në mesin e vendeve të para që marrim këtë vaksinë. Mendoj se është krijuar një disiplinë e mirë te qytetarët për respektim të masave, por na duhet mobilizim edhe për tre-katër muajt e ardhshëm për të dalë në krye të kësaj pandemie, duke pas vëmendje në respektim të masave.Di se shumë qytetarë e pacientë kanë vuajtur edhe nga mungesa e shërbimit të sëmundjeve të tjera gjatë pandemisë, por nuk është se kanë dalë prej rendit. I di sfidat me të cilat është përballë drejtori i SHSKUK-së, e atyre nëpër spitalet regjionale, por në të njëjtën kohë mos me ndalu shërbimin shëndetësor. U jemi borxhlinj të gjithëve dhe jemi në fund të kësaj pandemie, po shpresoj për këtë. Besoj në tre-katër muajt e ardhshëm do të ketë sërish aktivitete kundër kësaj pandemie”, tha ai.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes...
    Lajme19 Prill 2024
    Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, ka folur për situatën e sigurisë në vend, si dhe për çështjet...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Vip19 Prill 2024
    Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë...
    Sport19 Prill 2024
    Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë. Skuadra e drejtuar nga Arsim...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.