×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Ligji për rimëkëmbje ekonomike – përgjegjësi edhe e opozitës

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    I pari i qeverisë Avdullah Hoti thotë se qeveria që ai drejton është stabile, ndërsa sipas tij, ligji për rimëkëmbje ekonomike është përgjegjësi edhe e opozitës.

    “Mund ta vëreni nga punët që janë bërë deri më tani. Kemi vështirësi dhe kemi pasur dy-tre muajt e fundit për shkak të mungesës së deputetëve në seancat e Kuvendit, jo vetëm të pozitës por edhe të opozitës. Por nga veprimet që kemi ndërmarrë, besoj që evidencë e qartë e stabilitetit edhe e një plani pune që e kemi të dakorduar me krejt partnerët e koalicionit”, tha Hoti për RTK’në.

    Por pse nuk po votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike?

    “Është një çështje tjetër e kësaj pakos sonë për rimëkëmbje ekonomike. Te kjo e para besoj se kemi treguar shumë rezultate. Kemi themeluar fondin me rishikim të buxhetit për rimëkëmbje ekonomike që nuk lidhet me këtë ligj”, shpjegoi ai.

    Sipas tij me votimin e këtij ligji, kompensohet i gjithë dëmi që i është bërë Kosovës nga Covid-19.

    “Është tepër i nevojshëm sepse i jep një infuzion financiar shtesë përveç 365 milionëve, i jep një infuzion shtesë ekonomisë, qytetarëve edhe për një 350 milionë tjerë. Me këtë ligj ne e kompensojmë plotësisht ekonominë për ndikimin negativ që ka ardhur si rezultat i pandemisë”, theksoi Hoti.

    Thotë se komentet e opozitës mirëpriten.

    “Kemi shpreh gatishmërinë e plotë si koalicion qeverisës që të ulemi bashkë me opozitën dhe të përfshijmë në ligj gjatë dy leximeve të gjitha komentet që mund t’i ketë opozita.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i...
    Lajme13 Janar 2025
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë. Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.