×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: LDK nuk do të lejojë që shoqëria kosovare të dorëzohet përballë militantëve të dhunshëm të Facebook-ut

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha të enjten, gjatë takimi me strukturat e kësaj partie në Gjilan, se LDK e ka për obligim që mos të lejoj shoqërinë kosovare të gjunjëzohet para militantëve të dhunshëm të Faceboo-ut.

    “Mbi të gjitha duhet të sigurohemi që në Kosovë të mbizotërojë kultura demokratike, që intelektualët e këtij vendi mos të dorëzohen, që politikanët e ndershëm të këtij vendi të mos dorëzohen, djem dhe vajza të reja të mos dorëzohen para militantëve të Facebookut që janë të dhunshëm edhe verbalisht edhe fizikisht”, tha Hoti, bën të ditur kumtesa nga LDK-ja.

    Duke folur për qeverisjen 7 mujore, ai potencoi faktin se kjo ka qenë qeverisja më e vështirë që nga paslufta, pasi ka pasur sfida shumë të rënda, duke përfshirë pandeminë, situatën ekonomike, situatën e krijuar me arrestimet nga Gjykata Speciale dhe raportet e rrënuara me bashkësinë ndërkombëtare.

    “Ne kemi arritur që të gjitha këto sfida ti menaxhojmë me sukses. Nuk kemi dështuar në asnjërën prej tyre”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

    Sipas tij fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë ndër fushatat më të rënda që kanë ndodhur në Kosovë.

    “Unë do të doja që ta bënim një garë politike, në studiot televizive bashkë me kandidatët e partive tjera që janë në garë për kryeministër, me i krahasu politikat e secilit subjekt, sepse kështu bëhet gara në një shtet demokratik. Por jo s’mund ta bëjmë këtë garë në këtë mënyrë sepse kemi të bëjmë me njerëz që nuk janë politikisht kundër LDK-së por janë kundër shtetit të Kosovës. Këta që i kemi përballë nuk janë kundërshtarë politik janë kundërshtar të shtetit të Kosovës, prandaj është mision për ne dhe njerëzit e LDK-së që të gjithë së bashku të angazhohemi, jo vetëm për LDK-në dhe vizionin e saj, por për ta ruajtur këtë shoqëri dhe për ta ruajtur demokracinë në këtë shoqëri dhe për ta ruajtur kursin perëndimor të kësaj shoqërie”, tha Hoti.

    Ai bëri thirrje për mobilizim të strukturave dhe elektoratit të LDK-së për të ruajtur shtetin e Kosovës.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...
    Lajme19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke përkujtuar se Kosova...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Votimi pro për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës nga Asambleja Parlamentare, e ka egërsuar qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të...
    Lajme19 Prill 2024
    Me vendim të Komunës së Prishtinës të premten ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies së tij. Osmani ka thënë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para agimit të së premtes, raportuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë...
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.