×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Jemi në rrugën e duhur për menaxhimin e pandemisë, po përgatitemi për fazën e re

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se janë në rrugën e duhur për menaxhimin e pandemisë.

    Në një konferencë për media, ai ka thënë pas pandemisë sistemi i shëndetësisë ka hyrë në një plan më afatgjatë të ristrukturimit të sistemit shëndetësor.

    Hoti ka shtuar se në kuadër të planit të investimeve, është futur edhe shëndetësia.

    “Rënia e rasteve na ka dhënë një qetësi shpirtërore ju përgëzoj për punën. Po hyjmë në fazën e vjeshtës besoj që jemi në rrugë të duhur për menaxhimin e pandemisë, objekti duhet të bëhet gati për vjeshtë të nis vaksinimi i rregullt që të jemi një mbrojtje për grupe të rrezikuara. Para dy muajve 30 deri 40 për qind nuk e besonin që virusi ekziston por tash kemi një situate tjetër. Në kuadër të një plani të investimeve e kemi fut edhe shëndetësinë i kemi marr disa inpute për të krijuar një buxhet që të rrisim kapacitetet shëndetësore”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se duhet shtrënguar masat në mënyrë që të përgatiten për vjeshtë.

    “Ministri ka presione të ndryshme nga grupe por duhet t’i mbajmë këto pasi vala e dytë është kthyer në Evropë andaj duhet të jemi të përgatitur. Do të vazhdojmë t’i kryejmë pagesat për shtesën që do të paguhen të gjithë nga personeli” ka thënë kryeministri Hoti.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1231653103867452/

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.