×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti “godet” VV-në: Po donë me u çmend, këta nuk e meritojnë të vijnë në pushtet

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti sot gjendet në qytetin e Pejës.

    Në tubimin që po e mban atje, Hoti ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje, dukë u shprehur se LDK do të sigurohet që parti si VV të mos vijnë në pushtet.

    “Janë duke e parë vetëm një imazh të mundësisë për pushtet, vetëm imazh se nuk do të munden, më besoni. Me këtë imazh, i kanë rënë në çaf KQZ-së si komision i pavarur, donë mu çmend. Këta nuk e meritojnë të vijnë në pushtet. Ne do të sigurohemi që këta të mos vijnë në pushtet”, tha Hoti.

    “Jam krenar që me qasje bazuar në filozofin e LDK-së kemi arritur rezultatet, me të cilat mburremi. Kemi menaxhuar 3 4 procese të ndejshme.”

    “Kanë bërë gjithçka për me degradu këtë marrëveshje( e 4 shtatorit), e cila u konfirmua prap nga administrata Biden, një marrëveshje që ka sjell një njohje të re dhe një miliard dollarë investime. Një marrëveshje që këta të tjerët nuk e kishin parë ëndërr, se nuk kush flet me ta.”

    Hoti ka përmendur pakon e rimëkëmbjes ekonomike, dhe dyfishimin e subvencioneve.

    “Me pakon rimëkëmbjen ekonomike më të madhe në rajon, e kemi përgjysmuar efektin negativ të pandemisë. Pa masat ekonomike, do të kishim shumë vështirësi. Veç ne kemi pasur mundësi që t’i hapim të gjitha dyert”, tha ai.

    “Më lejoni të tregoj një fakt, 2020-tën është viti më produktiv në bujqësi, për faktin e thjeshtë, që kemi dyfishuar subvencioneve, i ka shtyrë njerëzit që të merren me bujqësi. “

    Gjithashtu kryeministri në detyrë është i bindur se njerëzit në ditën e votimit do të votojnë me zemër dhe jo më like si në rrjete sociale.

    “Unë ju tregoj një gjë, që jam i bindur, njerëzit nuk kanë me votu si një llajk në facebook por ku shkon te kutitë e votimit, do të votojnë me zemër. I ftoj qytetarët e Kosovës që kur të dalin para kutive të votimit të ju del para syve lista e LDK-së dhe me i pas parasysh njerëzit e listave tjera. Kurrë nuk ka ndodhur që mos me u certifiku listat zgjedhore, dje ka ndodh për herë të parë në 20 vitet e fundit. Janë njerëz që nuk respektojnë rendin demokratik, rendin kushtetues”, u shprehë ai.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.