[wp-story]

Lajme

Hoti flet për marrëveshjen me LVV-në

Hoti flet për marrëveshjen me LVV-në
09:05 | 13 Janar 2020

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, në një deklarim për radion Evropa e Lirë ka thënë se është në dorën e VV-së që ta gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja, transmeton Koha.net.

Pavarësisht se LDK-ja është subjekti i dytë me rezultat zgjedhor, Hoti ka thënë se në takimin e fundit VV-së i është dhënë një ofertë.

“Tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Hoti. Në këtë kontekst, sipas tij, takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje.

“Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

 

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera