×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e thotë publikisht: Në atë moment që s’e kemi shumicën, unë s’jam më kryeministër

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Vetëm në tentimin e shtatë, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike arriti të marrë votat e duhura për të kaluar në lexim të parë.

    Por, kryeministri Avdullah Hoti është i bindur se ky koalicion qeverisës i ka votat për të kaluar çfarëdo ligji.

    Madje, ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë publikisht se në momentin kur koalicioni që ai udhëheq nuk e ka shumicën parlamentare, atëherë ai nuk do të jetë më kryeministër.

    “Koalicioni qeverisës i ka votat për t’i kaluar të gjitha ligjet, siç e dëshmuam edhe tash. Në atë moment që nuk e kemi shumicën, unë nuk jam më kryeministër. Kjo qeveri e ka shumicën parlamentare dhe në atë momenti që nuk e ka shkon”.

    Shefi i qeverisë i ka arsyetuar tentimet e njëpasnjëshme për të arritur shumicën e thjeshtë prej 61 votash për këtë ligj me mungesën e deputetëve në Kuvend për shkak të infektimit të disa prej tyre me COVID-19.

    “Me muaj të tërë i kemi pasë 10-12 deputetë, të pozitës dhe opozitës, që kanë munguar vazhdimisht në Kuvend. Me muaj të tërë nuk i kemi pasë në sallë 64 deputetë, siç i patëm tash. Për disa muaj, rreth pesë ose gjashtë deputetë kanë qenë në izolim për shkak të infektimit me COVID-19. Kjo ka qenë arsyeja kryesore, derisa në herën e fundit njëri nga deputetët ka qenë në udhëtim dy-tre javor për çështje familjare”.

    “Në disa prej seancave që janë mbajtur në Kuvend, koalicioni qeverisës nuk i ka pasë krejt deputetët në Kuvend – i ka pasë diku 57 ose 58 deputetë, sepse njëri nga deputetët shërohej e tjetri infektohej me COVID-19”.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dinarit. Ai është shprehur se për...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Të tjera
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...
    Vip25 Prill 2024
    Adelina Ismaili ka përkujtuar nënën e saj të ndjerë në përvjetorin e tetë të vdekjes së saj, njofton Klankosova.tv. Ajo ka postuar...
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Vip25 Prill 2024
    Seriali vendor “Çka ka shpija” po vazhdon të jetë një serial shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar. Në këtë serial luajnë shumë...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.