Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kanë dal nga takimi me strukturat e partisë në selinë e LDK-së në Prishtinë.
Duke dalur, Hoti ka refuzuar të deklarohet për media në lidhje me atë se çfarë është diktuar në këtë mbledhje.
Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të partisë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë, raporton express.