×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e quan qeverinë stabile, Mustafa ka tjetër mendim: Kemi nevojë për institucione të fuqishme

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot gjatë ditës deklaroi se Kosova aktualisht ka nevojë për institucione stabile dhe të fuqishme.

    Gjithashtu, i pari i LDK’së tha se në ditët në vazhdim, do të angazhohet që të bisedojë me të gjithë ata që kanë gatishmëri, për të forcuar shtetin dhe funksionalitetin e Kosovës.

    “Ne këto rrethana Kosova ka nevojë të sigurojë institucione stabile dhe të fuqishme, të mbështesë institucionet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar, sikurse edhe të mbështesë njerëzit e saj që ballafaqohen me drejtësinë deri në përfundimin e saj, sepse deri atëherë fajësia e tyre është vetëm e presypozuar”, është shprehur Mustafa.

    “Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij”, ka thënë Mustafa.

    Gjatë javës, mediat kanë raportuar për një bashkëngjitje të mundshme të PDK’së me qeverinë aktuale, e cila qeveriset nga koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe.

    Por, një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh edhe nënkryetari më i ri i LDK’së, tha se qeveria është stabile.

    “Gjithmonë e dini qasjen time se si i trajtoj këto gjëra, nuk përgjigjem asnjëherë në pyetje hipotetike, qeveria është stabile, presidenti është me mandat të plotë”, kishte deklaruar Hoti, në pyetjen se a ka mundësi që PDK’ja t’i bashkohet koalicionit qeverisës.

    Ndërkohë që analisti Imer Mushkolaj beson se qeveria aktuale nuk është stabile pavarësisht se Hoti pretendon të kundërtën.

    “Qeveria aktuale nuk është stabile, nuk ka numra të mjaftueshëm për të çuar përpara çështje të rëndësishme pavarësisht se Hoti pohon te kundërtën”, ka thënë Mushkolaj për Express.

    “Se çfarë stabiliteti e sa numra ka ky koalicion qeveritar më se miri e dëshmon dështimi për t’i votuar në Kuvend disa marrëveshje shumë të rëndësishme dhe zvarritja për votimin e buxhetit të rishikuar, që po ndikon direkt në mirëqenien e qytetareve, shkaku i mungesës së parave për të zbatuar pakon emergjente”, është shprehur Mushkolaj.

    Tutje, Mushkolaj thotë se për cështje të koalicionit nuk vendos Hoti fare, por shefi i partisë – Mustafa. Ai tha se Mustafa i bëri thirrje tërthorazi PDK’së që të bëhet pjesë e koalicionit, e madje nëse një gjë e tillë ndodhë, PDK’ja mund ta marrë edhe pozitën e presidentit.

    “Për çështje të koalicionit nuk vendos Hoti, por Mustafa. Mustafa sot tërthorazi i bëri thirrje PDK’së që të bëhet pjesë e koalicionit. Është e mundur që, nëse i konfirmohet aktakuza dhe presidenti Thaçi jep dorëheqje, PDK t’i bashkohet koalicionit dhe, rrjedhimisht, përvec hises në qeveri, ta marrë edhe pozitën e presidentit”, shtoi Mushkolaj.

    Kujtjomë se Lëvizja Vetëvendosje aktualisht po organizon një peticion me anë të së cilit po kërkon që të mbahen zgjedhje.

    Derisa Mustafa në shkrimin e fundi tha se “Ata që duan zgjedhje, nuk ia duan të mirën Kosovës”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 Qershorin, si datë për zgjedhje të parakohshme në vend. Shefi i grupit parlamentar të...
    Vip28 Mars 2024
    Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha ka treguar aftësi edhe si fermer shumë i mirë. Ai së fundi është bërë pjesë e “Ferma...
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.