Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, prit sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend.
Hoti, fillimisht e ka njoftuar ambasadorin Lebet për prioritetet e qeverisë për fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me theks të veçantë për masat që po ndërmerr qeveria për zhvillimin ekonomik, pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.
Me këtë rast, Hoti falënderoi shtetin e Zvicrës dhe ambasadorin Lebet për mbështetjen dhënë Kosovës në procese të ndryshme, shumë të rëndësishme për vendin, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Zvicrën.
Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, falënderoi kryeministri Hoti për pritje, duke shprehur gatishmërinë që partneriteti ndërmjet dy shteteve të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të tjera
-
17:00 | 17 Shkurt 2021
-
16:55 | 17 Shkurt 2021
-
16:47 | 17 Shkurt 2021
-
16:43 | 17 Shkurt 2021
-
16:42 | 17 Shkurt 2021
-
16:41 | 17 Shkurt 2021
-
16:39 | 17 Shkurt 2021
-
16:30 | 17 Shkurt 2021
-
16:24 | 17 Shkurt 2021
-
16:20 | 17 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniSllovakia rrit kontrollet në kufi16:15 | 17 Shkurt 2021
-
16:15 | 17 Shkurt 2021