Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ia ka deleguar punën zëvendëses së tij, Albulena Balaj-Halimaj.
Ky fakt ka bërë që NISMA Socialdemokrate, të ndjehet më superiore në raport me të tjerët.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, gjatë një bisede në Frontal të T7, ka thënë se Kosova ndodhet në duart e sigura me udhëheqjen e Albulena Balajt.
“Si asnjë herë më parë, Qeveria e Kosovës në duar të sigurta, në duar të Nismes. Është pjesë e aktive e punës dhe do të jetë përgjegjëse gjatë këtyre ditës por nuk do të thotë se nuk është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin për punën tonë për objektivat tona që i kemi në vazhdimësi”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se zv.kryeminstrja nuk do të zhgënjej me punën e saj.
“Sot (kryeministri) e ka autorizuar zv.kryeministren nga radhët e Nismes për ta udhëheq qeverinë në këto kushte të jashtëzakonshme, por bashkë do t’ia dalim”, ka thënë Krasniqi

Të tjera
-
22:55 | 30 Janar 2023
-
22:38 | 30 Janar 2023
-
22:30 | 30 Janar 2023
-
22:20 | 30 Janar 2023
-
22:03 | 30 Janar 2023
-
21:43 | 30 Janar 2023
-
21:18 | 30 Janar 2023
-
21:04 | 30 Janar 2023
-
20:51 | 30 Janar 2023
-
20:41 | 30 Janar 2023
-
20:09 | 30 Janar 2023
-
19:52 | 30 Janar 2023