×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti dhe Gjini të kënaqur me sukseset e nxënësve të Gjakovës në garat nacionale

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Koordinatori për Nacional Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë Kosovës, Rexhep Hoti, sot u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe Drejtori Komunal i Arsimit, Bernard Frrokaj.

    Temë diskutimi ishte organizimi i garave në të gjitha nivelet në kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në dituri ku nxënësit e Gjakovës treguan rezultate shumë të mira, njofton Klan Kosova.

    Me këtë rast, Koordinatori Hoti falënderoi kryetarin për angazhimin ndërsa tha që pret suksese të njëjta edhe në garat tjera që janë duke u mbajtur.

    “Gjakova ka treguar edhe njëherë për përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj nxënësve. Ka treguar se këtu është arsimi mbi të gjitha dhe se kur bëhet fjalë për nxënësin, i gjithë mekanizmi vihet në funksion. Ju keni pasur shumë fitues të cilët janë duke marrë shpërblimet e tyre ashtu siç është premtuar. Gjakova prin me numrin e fituesve në nivelin republikan me gjithsej 67 fitues në të dyja garat e ky rezultat sigurisht se është sukses i komunës, DKA-së, shkollave, mësimdhënësve e prindërve”, tha Koordinatori Hoti.

    E Kryetari Gjini tha se garat në kuadër të Programit Nacional për Rininë do të vazhdojnë të organizohen me ritmin e njëjtë në komunën që udhëheq. “Do ta mbështes dhe respektoj vendimin e Qeverisë për organizimin e garave dhe do të zbatoj atë që parashihet në vendim. Unë jam shumë i kënaqur me rezultatet dhe në këtë drejtim drejtoria e arsimit ka punuar shumë”, tha Kryetari Gjini.

    Për më shumë, në të dy garat e mbajtura në të gjitha nivelet, nga Komuna e Gjakovës janë shpallur 2776 fitues të cilët fitojnë shpërblime të ndryshme varësisht nivelit të garës.

    Ndërkaq, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, edhe këtë vit do të mbahen Garat Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik si dhe ato në Sport ku të gjithë nxënësit mund të marrin pjesë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Rashit Qalaj, ish-Drejtor i Policisë së Kosovës dhe kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se sigurimi shëndetësor...
    Lajme18 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të LDK-së. Ndërkaq,...
    Lajme18 Janar 2025
    Sigurimi shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës ka qenë një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë politike gjatë...
    Të tjera
    Vip17 Janar 2025
    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka thënë se Driloni është duke e shfrytëzuar për lojë Sarën. Ajo, mes...
    Vip17 Janar 2025
    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka kritikuar Xhenetën për fjalorin që ka përdorur ndaj Sarës. “Nën një s’ke...
    Vip17 Janar 2025
    Në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Kosova 3, ka degraduar debati mes Xhenetës dhe Sarës. Xheneta i tha Sarës se nuk e...
    Vip17 Janar 2025
    Opinionistja, Olta Gixharri është shprehur ashpër ndaj gjuhës ofenduese dhe denigruese të Xhenetës ndaj Sarës. E njëjta tha se është pa fjalë...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për deputet ng radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka shkruar për tubimin e radhës në Novosellë të Pejës....
    Lajme17 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot gjatë ditës ka drekuar me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe aktivist të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.