13:09 | 21 Gusht 2020
Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se për të hënën në orën 11:00 ka ftuar në takim të gjithë kryetarët e komunave të vendit.
Ai ka thënë se bashkë me zëvendësin e tij, Goran Rakiq do të njoftojë mbi fondet që janë ndarë për komunat.
“Ftoj në këtë takim edhe Ministrin e Arsimit dhe Ministrin e Shëndetësisë. Do t’i kemi tri tema për diskutim”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Qeveria Hoti ia ka lënë në dorë komunave që të vendosin rreth nisjes së vitit shkollor në shkolla. Drejtoritë e Arsimit do të vendosin nëse mund t’i sigurojnë masat për kthim në shkolla.
Ndryshe, deri tash Komuna e Fushë Kosovës e ka konfirmuar rikthimin në shkolla, ndërkohë që të tjera komuna akoma nuk janë deklaruar zyrtarisht.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
Sponsoruar
Të tjera
-
22:40 | 28 Janar 2023
-
21:40 | 28 Janar 2023
-
21:38 | 28 Janar 2023
-
21:32 | 28 Janar 2023
-
21:30 | 28 Janar 2023
-
21:23 | 28 Janar 2023
-
21:09 | 28 Janar 2023
-
20:55 | 28 Janar 2023
-
20:43 | 28 Janar 2023
-
20:20 | 28 Janar 2023
-
20:18 | 28 Janar 2023
-
20:15 | 28 Janar 2023