×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur, dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i sigurt se Kosova nuk do të bëjë kompromise për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë. Ai u shpreh i pasigurt për mënyrën e vazhdimit të dialogut pas insistimit të palës serbe për të hapë temën e asociacionit, por tha se i njëjti nuk do të ngecë për fajin e Kosovës.

    Pas inaugurimit të një rruge sot në Prizren, kreu i qeverisë ka komentuar kushtëzimin e PDK-së për hyrje në qeveri dhe dështimin e miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike pas pesë herë votimi në Kuvend.

    “Asociacioni është një temë e kryer, e përmbyllur në vitin 2013. Por dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës. Jemi shtet i pavarur, parimet i kemi të qarta të dakorduara me miqtë tanë ndërkombëtar. Mbi bazën e këtyre parimeve jemi të gatshëm për dialogun…Kompromiset Kosova i ka bërë në vitin 2008 kur e ka shpall pavarësinë”, tha ai.

    I pyetur nga KosovaPress se a do të bëjë kompromis LDK-ja për të votuar një president të PDK-së, Hoti nuk e mohoi një mundësi të tillë.

    Hoti: Për emrin e presidentit nevojitet një konsensus politik

    “Qeveria është duke funksionuar normalisht, shumica parlamentare është stabile. Po e realizojmë programin qeverisës me partnerët që kemi marrëveshje…Atë që mund të them se kur të vijmë tek ajo pikë në shkurt, duhet të ulen të gjitha partitë politike. Pa përjashtim per të siguruar 80 vota në Kuvend, e përtej kësaj për të mbërritur konsensusin rreth një emri që na përfaqëson mundësinë”, tha ai.

    Përkundër që pesë herë radhazi shumica parlamentare e qeverisë nuk arriti të miratojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Hoti tha se kjo nuk nënkupton asgjë.

    Hoti: Projektligji për rimëkëmbje ekonomike do të votohet në seancën e radhës

    “Nënkupton se jo të gjithë deputetët e koalicionit qeverisës kanë qenë në Kuvend, vetëm këtë nënkupton. Disa kanë qenë në udhëtim disa për arsye të ndryshme atë ditë e kanë pasur të pamundur. Në seancën e radhës besoj që do të votohet”, tha ai.

    Krahas kësaj Hoti tha se ai është kryeministri më transparentë që ka pasur vendi.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.