×
  • Vip
  • Vip

    Hoqi dorë nga profesioni për familjen, kush është partnerja e Eriksen që preku zemrat e të gjithëve

    FrontOnline
    15 Qershor 2021

    Arresti kardiak që pësoi Christian Eriksen në ndeshjen e parë që Danimarka, luante në “Euro 20”, ka tronditur të gjithë botën.

    Një veprim që mori vëmendjen e miliona shikuesve të sportit më të ndjekur në botë, ishte futja me shpejtësi në fushën e lojës, të bashkëshortes së tij, Sabrina Kvist Jensen.

    Kjo e fundit, fillimisht, besoi se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë, ndërsa më vonë u mësua se gjendja e lojtarit ishte e stabilizuar dhe jashtë rrezikut.

    Por kush është partnerja e Christian, Sabrina?

    Christian dhe Sabrina janë njohur në Holandë, ku asokohe, futbollisti luante për Ajax.

    Sabrina, ishte një parukiere profesioniste, por përtej kësaj, vendosi të hiqte dorë nga profesioni për të ndjekur bashkëshortin në aventurën e tij të re në Tottenham, në vitin 2013.

    Në Londër ajo u bë mikeshë e ngushtë me gruan e sulmuesit Harry Kane, Katie Woodland.

    Ndërsa, tanimë, ajo jeton me Christian në Milano, pasi fantazisti mbron ngjyrat e ekipit të Interit.Christian është njohur me Sarbrinën, kur kjo e fundit ishte 18 vjeçe.

    Përkundër rrogës së lartë që futbollisti përfiton, ata kanë shmangur jetën mes luksit, udhëtimeve apo veshjeve të markave më të njohura, duke preferuar një jetë të qetë.

    Sabrina aktualisht i ka shkëputur marrëdhëniet me punët dhe kujdeset për fëmijët e saj me të Eriksen, një djalë 3 vjeç dhe një tjetër foshnjë që ka ardhur në jetë në janar të këtij viti.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Vip28 Mars 2024
    Ikona e hip-hopit Ledri Vula, njihet për karrierën e suksesshme muzikore. Ai është këngëtar i dashur dhe i pëlqyer në Kosovë dhe...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Vip27 Mars 2024
    Roza Lati ka bërë një rrëfim të sinqertë ditën e sotme (e mërkurë) në Big Brother VIP Albania 3. Moderatorja e njohur...
    Të tjera
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se qeveria Kurti ka nënshkruar 209 milionë euro tenderë njëburimor, raporton Ekonomia Online....
    Lajme28 Mars 2024
    Teksa shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po fliste në foltore për kontratat njëburimore, siç tha ai, e pengoi shefja...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend ku po flitet për kontratat njëburimore për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.