×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Holanda hedh në gjyq Rusinë për rrëzimin e avionit të kompanisë malajziane në lindje të Ukrainës

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Gjykata europiane për të drejtat e njeriut tashmë do të jetë ajo që do të vendosë për përgjegjësinë e Rusisë në rrëzimin e avionit të kompanisë ajrore malajziane në lindje të Ukrainës në korrik të 20014-ës. Holanda ka vendosur të hedhë në gjyq Rusinë duke e fajësuar për vdekjen e  298 personave që ishin në bord nga të cilët 196 holandezë .

    Holanda do të hedhë në gjyq Rusinë duke e çuar çështjen në gjykatën europiane për të drejtat e njeriut, për rolin e saj në rrëzimin e avionit MH17 të Malajzia Airlines në Ukrainën lindore.

    Avioni i nisur nga Amsterdam për në Kuala Lumpur në 17 korrik 2014, u godit në mes të fluturimit nga një raketë e projektuar nga Bashkimi Sovjetik në zonën e konfliktit të armatosur me separatistët në Ukrainën lindore. Të gjithë udhëtarët të bord, përfshirë 196 holandezë, humbën jetën. Ministri i  jashtëm holandez u shpreh se drejtësia për 298 viktimat e tragjedisë ajrore do të mbesë një prioritet për qeverinë. Kryeministri i Holandës konfirmoi se ministri i jashtëm rus ishte lajmëruar zyrtarisht.

    Ekipi ndërkombëtar i hetuesve drejtuar nga vendet e ulëta, në maj të 2018-ës vendosi se avioni ishte rrëzuar nga një raketë e brigadës 53 ruse. Vendet e ulëta dhe Australia, 38 qytetarët e së cilës gjithashtu humbën jetën, fajësuan hapur Rusinë për tragjedinë.

    Moska ka mohuar gjithnjë përfshirjen duke akuzuar Kievin.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të udhëtojë sot në Izrael për diskutime se si të parandalohet një përshkallëzim i...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të ndryshojnë kursin dhe të ndalojnë së shpërblyeri...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane e ka shpallur goditjen me thikë të së hënës në një kishë të Sidneit një “akt terrorist” me motive fetare....
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate ka mbajtur të martën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Aktivistët e PSD-së, kanë dorëzuar një plumb në hyrje...
    Lajme16 Prill 2024
    Projekt-Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë parashikon, ndër të tjera, që 11 korriku i çdo viti të shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensivës së Kardiologjisë, shkaku i...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se përmes aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mund të jepet një...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në Pejë, ku Gjyljeta Ukella...
    Opinione16 Prill 2024
    Autori është Konsull Nderi i Maltës në Kosovē: Kosova ka qenë gjithmonë një minierë e njerëzve të mbërrirë. Nëse bota e muzikës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.