×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Historiani shqiptar dyshon se dokumenti i aktit të pavarësisë mund të jetë trafikuar

    FrontOnline
    28 Nëntor 2022

    Ku ndodhet dokumenti origjinal i aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë? Kjo ishte pyetja që i është drejtuar historianit Beqir Meta.

    Historiani Meta në A2 CNN tregoi disa nga skenarët se ku mund të jetë fshehur ky dokument dhe në duart e cilit shtet ka rënë.

    “Historia e dokumentit të pavarësisë është historia e trishtë e procesit të shtetformimit në Shqipëri. Nëse do të ketë qenë në arkivin personal të Lef Nosit, risku më i madh vjen në momentin në vitet para komunizmit kur është dënuar Lef Nosi dhe është sekuestruar gjithë pasuria e tij dhe biblioteka dhe arkivi i tij. Ne nuk gjejmë një inventar ku të jetë regjistruar dokumenti i pavarësisë. Nëse Lef Nosi mund t’ia ketë dhënë një albanologeje britanike të njohur Margaret Hasluck. Një moment që ka lënë dyshime që një historian shqiptar (Kristo Frashëri) në fund të jetës së tij ka pretenduar që kishte dijeni për dokumentin e pavarësisë dhe këtë ia ka deklaruar autoriteteve të larta shtetërore, është enigmë se ku ka përfunduar dokumenti i pavarësisë. Mund të jetë në dorë të një trafikanti që tenton të bëjë para”, u shpreh historiani Meta.

    Sipas tij, që pas vitit 1937 nuk dihet vendndodhja e dokumentit më të rëndësishëm që nga formimi i shtetit shqiptar.

    “Në vitet ‘45-‘46 janë ngarkuar tonelata dokumente që janë çuar në Jugosllavi. Kjo tregon edhe një dobësi të shtetformimit tonë se çdo lloj regjimi nuk mund të largojë dokumentet e veta që përbëjnë historinë e vet”, theksoi historiani shqiptar, Beqir Meta.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.