[wp-story]

Lajme

Historia e Kuvendeve të LDK’së: Nga pajtueshmëria për kryetar deri te rrahjet

Historia e Kuvendeve të LDK’së: Nga pajtueshmëria për kryetar deri te rrahjet
21:46 | 02 Gusht 2019

Ani pse u themelua në dhjetor të vitit 1989, Lidhja Demokratike e Kosovës e mbajti Kuvendin e parë dy vite më vonë.

Kuvendi i parë zgjedhor i LDK-së u mbajt më 5 maj të vitit 1991, në Medresenë Alaudin.

Propozimin për zgjedhjen e Kryesisë dhe kryetarit nga ana e Këshillit Qendror e kishte propozuar Naip Zeka. Ibrahim Rugova, ishte emri që u propozua për kryetar, raporton T7.

Ky propozim mori një miratim nga të gjithë të pranishmit pa asnjë fjalë.

Konfirmimi për zgjedhjen e Rugovës u bë përmes duartrokitjeve të gjata.

“Falemnderit shumë. Edhe një përgjegjësi më e madhe”, u shpreh Rugova në këtë rast.

Njëri nga themeluesit e partisë, Milazim Krasniqi, tregon pse ky Kuvend u mbajt dy vite pas themelimit.

Tri vite më vonë, në korrik të 94-tës u mbajt Kuvendi i dytë Zgjedhor i kësaj partie.

Sërish për kryetar u propozua Ibrahim Rugova. Këtë propozim kësaj radhe e bëri Hydajet Hyseni.

Ovacionet e duartrokitjeve miratuan këtë propozim për ta zgjedhur Ibrahim Rurgovën kryetar të LDK-së.

“Edhe njëherë është një përgjegjësi që të realizojmë synimet tona programore pastaj deklarimin e popullit të Kosovës për një Kosovë të pavarur dhe neutrale, që të organizojmë jetën tonë më mirë, ta institucionalizojmë, të jemi në kontakt me botën’’, ishin fjalët e Rugovës pas zgjedhjes sërish në krye të kësaj partie.

Shkurti i 98 solli edhe Kuvendin e radhës të kësaj partie, atë të Tretin.

Akademiku Fehmi Agani para delegatëve bëri propozimin për kryetar. Ishte kjo hera e tretë që Ibrahim Rugova u propozua për këtë pozitë.

Duartrokitjet e të gjithëve edhe në këtë Kuvend miratuan këtë propozim.

‘’U’a jap fjalën se do të punojmë së bashku dhe gjënë kryesore që të kultivojmë harmoninë. Nga punët e mëdha na dalin edhe fjalë të këqija po të gjitha bëhen me qëllim që të bëhet sa më mirë. Po ashtu shfrytëzoj rastin që meqenëse nuk po kemi mundësi komunikimi bile as televiziv, t’ju falënderoj dhe të ndihemi këtu së bashku gjithmonë dhe na priftë e mbara. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, qe falënderimi i Rugovës për këtë besim.

Por, pas këtij Kuvendi, situata në Kosovës ndryshoi.

Ndërkohë, Milazim Krasniqi flet për Kuvendet e radhës, të 4 e 5, të cilët u mbajtën pasi ai u largua nga kjo parti.

Por, pas vdekjes së ish kryetarit të kësaj partie Ibrahim Rugovës, Kuvendet e LDK-së morën rrjedhë tjetër.

Më 2006 u mbajt Kuvendi i 6 i cili u shoqërua me përçarje të mëdha që përfunduan me përleshje fizike.

Në këtë Kuvend Fatmir Sejdiu ishte zgjedhur kryetar partie.

E pas kësaj, në Kuvendin pasues më 2010, Isa Mustafa u votua për kryetar të LDK-së.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera