[wp-story]

Lajme

Hisja e vogël e PSD’së, Haradinaj ua lë veç 25 vende në listë

Hisja e vogël e PSD’së, Haradinaj ua lë veç 25 vende në listë
14:10 | 19 Gusht 2019

AAK e Ramush Haradinajt dhe PSD e Shpend Ahmetit sot u dakorduan që të nënshkruajnë marrëveshje parazgjedhore për koalicion, tash kur vendi është në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, në këtë marrëveshje, PSD si duket po mbetet me hiç më pak se vetëm 25 vende në listën për deputetë. Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express, burime mirë të informuara nga të dyja partitë.

AAK e PSD sot e thyen akullin e vijave të kuqe, duke paralajmëruar nënshkrim të koalicionit parazgjedhor, për të shkuar kështu në zgjedhje  me një listë të përbashkët.

Në një marrëveshje që ishte arritur ditë më parë, sot janë definuar të gjitha detaje.

Express mëson se PSD, sipas marrëveshjes që ka arritur me AAK-në në listën parazgjedhore do të garojë me 25 deputetë.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje do të bëhet sot në orën 15:00, në një konferencë që PSD e ka paralajmëruar.

Marrëveshjen për koalicion e ka konfirmuar sot kryeministri në dorëheqje e kreu i AAK-së Ramush Haradinaj./FrontOnline/

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera