×
  • Lajme
  • Lajme

    Hisen Berisha: Serbia ka bartur me kamionë ushtarë të vrarë në Koshare

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    “Në Koshare kanë thënë se janë vetëm 108 ushtarë serbë të vrarë, por më pas të tjerët kanë thënë se janë edhe 256 të tjerë. Kanë thënë se janë bartur me kamionë edhe 1200 tjerë. Ku janë ata të tjerët”, ka thënë Berisha.

    Ushtaraku i njohur kosovar, Hisen Berisha i cili ishte njëri nga drejtuesit e Betejës së Koshares, në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për të gjeturat e emisionit “Udhëve” po ashtu i RTK-së për fshehjen e krimeve serbe në Kosovë nga strukturat shtetërore serbe.

    Ai ka thënë se nëse merremi me aspektin teknik të këtij fenomeni, ka të bëjë me cenimin e sigurisë së Kosovës në vazhdimësi.

    Berisha ka kritikuar institucionet e sigurisë në vendin tonë, duke thënë se nuk është arritur ngritja e tyre sipas standardeve më të larta.

    Sipas tij, mekanizmat përgjegjës për t’i identifikuar krimet serbe dhe fshehjen e tyre, kanë dështuar, pasi nuk kanë personel të kualifikuar dhe situata po na del jashtë kontrollit.

    “Këto elemente të krimeve serbe është dashur t’i trajtoj Tribunali I Hagës për ish Jugosllavisë. Atje janë trajtuar individët e jo shteti serbe, sepse ka qenë shteti serb që ka vepruar, e jo individët. Elementet e Sheshelit dhe Arkanit kanë ardhur tek unë në vijë të frontit. Atje ka komanduar një gjeneral i ushtrisë së rregullt serbe që pas vetës u ka pasur edhe 20 gjeneralë tjerë”, ka thënë Berisha.

    Ai ka thënë se veprimet e ish shefit të Shtabit të ushtrisë serbe, Nebojsha Pavkoviq nuk janë individuale. “Nuk e ka bërë ai (Pavkoviq) personalisht fshehjen, por e ka bërë shteti serb”.

    Duke folur për Betejën e Koshares, Hisen Berisha ka thënë se fshehjet që Serbia i ka bërë ka të bëjë edhe me numrin e ushtarëve dhe paramilitarëve serbë të vrarë atje.

    “Në Koshare kanë thënë se janë vetëm 108 ushtarë serbë të vrarë, por më pas të tjerët kanë thënë se janë edhe 256 të tjerë. Kanë thënë se janë bartur me kamionë edhe 1200 tjerë. Ku janë ata të tjerët. Paramendoje gjykimin e Pavkoviqit dhe krahasojeni me akuzën e drejtorit politik të UÇK-së, presidentin Thaçi”, ka thënë Berisha.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Komunë e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu ka marr vendim që nesër në të gjitha shkollat ora e parë...
    Lajme18 Prill 2024
    Ka përfunduar pa sukses edhe takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Ata pa ndonjë rezultat do të...
    Lajme18 Prill 2024
    Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se ka bërë në bazë të investimit të ri që...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
      Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë (6) të pandehurve me inicialet L.T, ...
    Vip18 Prill 2024
    Disa këngëtarë të estradës u ndaluan nga policia zvicerane para disa netësh teksa po performonin në një nga klubet shqiptare atje. Lidhur...
    Kronika18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës iu ka bërë apel të gjitha vajzave të dëmtuara në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu...
    Sport18 Prill 2024
    Edon Zhegrova e ka ndërruar menaxherin dhe i është bashkuar Hasan Çetinkaya/HCM. Ylli kosovar i ka realizuar 11 gola dhe i ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Derisa me 10 mars 2022 Albin Kurti po e vizitonte kompaninë "Fluidi" dhe fabrikën e tyre për prodhimin dhe përpunimin e vajit...
    Sport18 Prill 2024
    Federata e Futbollit e Anglisë (FA) ka konfirmuar dy ndryshime të rëndësishme në FA Cup për sezonin e ardhshëm – dhe disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.