Një bandë shqiptare e trafikimit të drogës është goditur nga policia greke. Sipas mediave fqinje, shqiptarët kishin kthyer një fermë në një magazinë ku kultivonin e përpunonin lëndën narkotike.
Drogën ata e kishin fshehur në disa kova të cilat më pas ishin groposur në tokë. Por falë një aksioni të zhvilluar nga policia e Mykonos dhe ajo e Selanikut, shqiptarët arritën të viheshin në pranga.
Nga aksioni u sekuestruan rreth 7.5 kg kanabis, 20.gr kokainë, 2 pistoleta tip “Zastava” 7.62 mm, 3 peshore, 3 telefona dhe 3.935 euro cash. Informacioni në lidhje me fshehjen e drogës, kishte ardhur kohë më parë në zyrat e Autoritetit Portual të Mykonos. Përfundimisht, pas kontrollit dhe grumbullimit të informacionit, u zbulua dhe se shqiptarët, numri i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin ardhur ilegalisht në vend dhe ishin përfshirë në tregtinë e drogës, kryesisht kanabis.
Shqiptarët u vunë nën mbikëqyrje dhe u zbulua se ata kishin marrë me qira një shtëpi në zonën e Ftelia, afër plazhit.

Të tjera
-
15:32 | 18 Gusht 2022
-
15:31 | 18 Gusht 2022
-
15:27 | 18 Gusht 2022
-
15:24 | 18 Gusht 2022
-
15:16 | 18 Gusht 2022
-
15:12 | 18 Gusht 2022
-
15:09 | 18 Gusht 2022
-
Bota/RajoniLavrov e Vulin më 22 gusht takohen në Moskë15:09 | 18 Gusht 2022
-
15:05 | 18 Gusht 2022
-
15:01 | 18 Gusht 2022
-
14:56 | 18 Gusht 2022
-
14:45 | 18 Gusht 2022