[wp-story]

Bota/Rajoni

Hipi për të parë perëndimin e diellit, bie nga shkëmbi modelja (FOTO)

Hipi për të parë perëndimin e diellit, bie nga shkëmbi modelja (FOTO)
16:06 | 13 Janar 2020

Një modele britanike ka humbur jetën, pasi ra nga një shkëmb rreth 30 metra në Sidnei. Aty ku ajo humbi jetën njihet si vend i njohur për ‘selfie’.

Madalyn Davis, 21 vjeçe nga Lincoln i Anglisë kishte shkuar në Australi që nga viti i kaluar, pasi kishte vendosur të niste një jetë të re.

Përpara se të shkonte tek shkëmbinjtë në Gjirin Diamond, 21-vjeçarja kishte qenë në një festë me 7 nga miqtë e saj.

Sipas mediave ata kishin kaluar një gardh dhe ishin ulur në skaj të shkëmbit për të parë lindjen e diellit. Ky vend njihet nga turistët si pikë popullore për të bërë ‘selfie’.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera