×
  • Lajme
  • Lajme

    Hill paralajmëron një takim Kurti-Vuçiq së shpejti: Duhet të sqarohen disa gjëra

    FrontOnline
    23 Mars 2023

    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se po bisedohet për një takim tjetër mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, “për t’i sqaruar disa gjëra”.

    Hill tha se të dy liderët kanë bërë përparim gjatë negociatave në Ohër, por se ende ka shumë punë për të bërë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Mendoj se kanë bërë përparim. Do të doja të shihja disa gjëra më konkrete, por mendoj se po ecim shumë qartë drejt zbatimit të këtij procesi të dialogut. Duhet ende shumë për të bërë, veçanërisht në artikulimin se si do të duket Asociacioni, kjo është një çështje kyçe”, deklaroi ambasadori amerikan në Pink TV, raporton N1.

    Ai tha se gjëja më e rëndësishme për SHBA-në në Ballkanin Perëndimor janë marrëdhëniet e mira ndërmjet shteteve.

    “Duhet të ketë dukshëm më shumë iniciativa rajonale në mënyrë që të krijohen modele më të mira bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe çështja e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është pjesë e procesit të integrimit rajonal”, tha Hill.

    Ai shtoi se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së vitit 2013-të në Bruksel, ndaj duhet formuar në mënyrë që komunitetit serb në Kosovë t’i hapet dritarja drejt së ardhmes.

    “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e dialogut të Brukselit që nga viti 2013 dhe duhet të formohet në mënyrë që komuniteti serb, kryesisht në veri të Mitrovicës, të shohë se si do të jetë e ardhmja e tij. Mendoj se tani po shikojnë shumë modele që janë në përputhje me standardet evropiane”, tha ambasadori Christopher Hill.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kryeministrit të tanishëm të vendit, Albin Kurtit, më nuk i beson askush. Sipas tij, kjo ndodh...
    Lajme25 Prill 2024
    Faik Hoti, nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka folur për javën e imunizimit dhe rëndësinë e vaksinimit. Ai tha se ky aktivitet...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Vip25 Prill 2024
    Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu, prej disa ditësh po kalojnë pushimet krah njëri-tjetrit në Bali. Çifti ka treguar se janë...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Vip25 Prill 2024
    Ylli Limani ka habitur me një sulm thumbues në rrjete sociale. Nuk dihet nëse fraza i dedikohet dikujt, apo mos ndoshta është...
    Vip25 Prill 2024
    Artisti shqiptar Liri Tahiri, i cili ka shkëlqyer së fundmi në tregun muzikor me hitet e tij si “Maybach”, “Bulena” dhe “Zemër”,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.