×
  • Lajme
  • Lajme

    Heronjtë e heshtur, në përballje me rrezikun

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Zjarrëfikësit çdo herë rrezikojnë jetën e tyre për të kryer detyrën që u takon. Ata shpesh përballen me rreziqe të ndryshme për të shpëtuar jetëra njerëzish, qoftë në aksidentet e komunikacionit, apo në rast të shpërthimit të ndonjë zjarri, etj.

    Njëri ndër ta është edhe zjarrëfikësi Ali Haziri, i cili në një intervistë për Telegrafin tregoi se si është dita e një zjarrëfikësi.

    Haziri tha se çdo herë kur e marrin ndërrimin e punës, përshëndeten dhe komunikojnë me kolegët e ndërrimit tjetër për tu informuar se si e kanë kaluar orarin e punës dhe sa intervenime i kanë pasur.

    Ai tha se pas marrjes së detyrës e kanë për obligim t’i kontrollojnë automjetet nëse janë në rregull, për intervenime të tjera në rast nevoje.

    Ali Haziri, zjarrëfikës

    “Vijmë në punë dhe përshëndetemi me koleget e ndërrimit të mbrëmjes. Na tregojnë se si e kanë kalaur ndërrimin, nëse kanë pas ndonjë intervenim ose jo. Pasi bëhet ndërrimi, shefi i ndërrimit na i cakton detyrat çdo zjarrëfikësi që është në punë. Pas marrjes së detyrës, e kemi rutinë kontrollimin e automjeteve. Çdo automjetë kontrollohet nëse janë në gjendje të rregullt për intervenim”, ka thënë Haziri.

    Zjarrëfikësi Haziri po ashtu tregoi se në fillimet e tij si zjarrëfikës e ka pasur shumë vështirë të mësohet me këtë profesion.

    Ai u shpreh se ka qenë shumë e vështirë kur ka parë aksidente të tmerrshme, si dhe shtëpi të djegura.

    “Ka pas raste kur kam thënë që këtë profesion e kisha eliminu nga jeta ime. Kam qenë në raste sidomos me viktima të komunikacionit, duke pa aksidente të tmerrshme, familjarët duke kërkuar ta shohin njeriun e tyre, ka qenë shumë e rëndë. Ose kur i është djeg shtëpia skamnorit, e kemi pa që s’ka pas mundësi me rikthy pasurinë që e ka pas, ka shumë momente që ne i përjetojmë”, ka treguar Haziri për Telegrafin.

    Komandanti i Brigadës së Zjarrëfikësve të Prishtinës, Latif Zeka në një intervistë për Telegrafin ka folur për kushtet e zjarrëfikësve, statusin e tyre si dhe organizimin gjatë pandemisë me COVID-19.

    Zeka tha se stafi i zjarrëfikësve nuk është i mjaftueshëm, në raport me punën që e bëjnë.

    Latif Zeka, komandant i Brigadës së Zjarrëfikësve të Prishtinës

    “Me të vërtetet i kemi kushtet më të mira se të gjithë në Kosovë, por stafi është jashtëzakonisht i vogël, pasi i mbulojmë dhe tri komuna tjera pos Prishtinës, Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Graçanicën. Jemi gjithsej 100 zjarrëfikësa”, ka thënë Zeka.

    Komandanti Zeka po ashtu ka kërkuar që të përcaktohet statusi i Brigadës së Zjarrëfiksëve të Prishtinës.

    Ai tha se kanë nëntë vitë që ata nuk e dinë se kujt i përkasin – Ministrisë së Punëve të Brendshme apo Komunës së Prishtinës.

    “Automjete kemi, por ndoshta nuk janë superiore. Staf kemi pak. Mosha mesatare është 48 vjet, kur dihet që puna jonë është shumë e vështirë. I kemi 20 vende të lira, por statusi i zjarrëfikësit ende nuk dihet se kujt i përkasim, Ligjërisht jemi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e faktikisht rrogat, investimet kapitale ligjërisht i bëjmë prej Komunës. Po bëhen nëntë vjet që nuk e dimë statusin tonë. Duhet të zgjidhet statusi i zjarrëfikësve”, ka thënë ndër të tjera Zeka.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.