17:11 | 27 Gusht 2020
Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të jenë të kujdesshëm për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, duke thënë se virusi të merr me vete nëse nuk ke kujdes.
Këto komente Haziri i bëri në takimin e Komitetit të Gjilanit për menxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas 15 rasteve të reja pozitive në këtë komunë.
“Për pesë muaj, kemi shënuar 804 raste pozitive në total, janë shëruar 604 persona, raste aktive janë 169, të hospitalizuar i kemi 48 persona, mostra në pritje janë 37, derisa fatkeqësisht 31 gjilanas e kanë humbur betejën me COVID-19. Ju lutem shumë, kujdesuni e mos u bëni për kujdes intenziv. Virusi nuk të pyet kush je, të merr me vetë nëse nuk je i kujdesshëm”, ka thënë Haziri.

Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
Sponsoruar
Të tjera
-
22:37 | 08 Shkurt 2023
-
22:29 | 08 Shkurt 2023
-
22:20 | 08 Shkurt 2023
-
22:16 | 08 Shkurt 2023
-
22:06 | 08 Shkurt 2023
-
22:04 | 08 Shkurt 2023
-
21:51 | 08 Shkurt 2023
-
21:50 | 08 Shkurt 2023
-
21:45 | 08 Shkurt 2023
-
21:42 | 08 Shkurt 2023
-
21:34 | 08 Shkurt 2023
-
21:24 | 08 Shkurt 2023