Lajme

Haziri: Republikanët gjithmonë e kanë prerë konopin, marrëveshje më e mirë për Kosovën me këtë administratë

Haziri: Republikanët gjithmonë e kanë prerë konopin, marrëveshje më e mirë për Kosovën me këtë administratë
23:46 | 02 Shtator 2020

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin dpt Te Fidani që është koha e mirë për një marrëveshje me Serbinë. Ai po ashtu ka thënë se është në të mirë të shqiptarëve që administrata amerikane po udhëhiqet nga republikanët.

“Cilado parti që ka udhëheq në SHBA ka pasur agjendë të qartë për Kosovën. Por republikanët e kanë pre gjithmonë konopin. Cllinton me sulmin e tij mbi Serbinë. Bush me vizitën e tij në Tiranë ku e konfirmoi pavarësinë e Kosovës. Kishim një momentum të mirë, që u ndërpre nga Gjykata Speciale. Por tani kemi një mundësi tjetër”, ka thënë ai.

Tutje ai ka folur për projektet ekonomike që pritet të fillojnë me arritjen e një marrëveshje.

“Janë projekte të shtrenjta. Paramendoni çmimin e një hekurudhë ndërshtetërore. Janë projekte kapitale që vetëm partnerët ndërkombëtarë mund të na ndihmojnë”, tha ai.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera