Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri për Asociacionin: Pa njohjen nga Serbia nuk ka vlerë asnjë ujdi

    Fatlum Berisha
    2 muaj më parë

    Amerika ka theksuar domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Kundër themelimit është kategorikisht partia në pushtet, Vetëvendosje, e cila nuk ka ndryshuar qëndrim as pas trynisë ndërkombëtare së fundmi.

    Lidhur me këtë situatë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se pa njohjen nga ana e Serbisë, nuk ka vlerë asnjë ujdi.

    “Situata aktuale po krijon rrethana të reja karshi dialogut Kosovë – Serbi. Natyrisht se në mandatin Kushtetues i vetmi institucion i cili mund të negociojë është Qeveria e Kosovës. Forcat politike, përfshirë LDK-në, thonë se Qeveria është autoriteti negociues dhe se njohja nga ana e Serbisë është rezultati final që ne e presim nga procesi. Asgjë më pak se njohja për LDK nuk vlen. Pa njohjen si rezultat final nuk ka vlerë asnjë ujdi”, tha ai për Front Online.

    Numri dy i LDK-së tutje theksoi se nuk i sheh zgjedhjet si opsion për zgjidhjen e problemit të Asociacionit.

    “Nuk shoh që zgjedhjet janë zgjidhje të këtyre telasheve. Nuk është prodhuar akoma krizë karshi kësaj situate. Në çdo rrethanë nuk shihen si opsion zgjedhjet”, potencoi Haziri për “Front Online”.

    Haziri tregoi për kontributin e vetëm që mund të japin si opozitë në procesin dialogues me Serbinë.

    “Roli jonë është vetëm në Kuvend. Qeveria duhet me mandat kushtetues me çu procesin përpara dhe me marrë njohjen prej Serbisë. Dialogu është i vetmi opsion. Mandatar është kryeministri Kurti. Presim njohje”, tha ai për Front Online.

    Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

    Ky draft-statut thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Tutje theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

    Sipas draftit, statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit/Bashkësisë duke shtuar se statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

    Drafti përcakton se Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë është organi përgjegjës për ndryshimet e Statutit.

    “Asociacioni/Bashkësia përbëhet nga sa vijon dhjetë komuna dhe përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësimi në Asociacion/Komunitet është vullnetar. Procedurat për anëtarësim shtesë, largim nga anëtarësimi dhe shpërbërja e Asociacionit/Bashkësisë përcaktohen me këtë Statut. Asociacioni/Bashkësia nuk do t’i zëvendësojë apo zvogëlojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Republikën e Kosovës, siç parashihen Kushtetutën e saj dhe të parapara me sistemin juridik”, thuhet tutje në pikat që përbëjnë draftin.

    Sipas këtij drafti, aktivitetet e Asociacionit/Bashkësisë bazohen në parimet e pjesëmarrjes vullnetare nga anëtarët e saj, avancimin e demokracisë dhe qeverisjes lokale, si dhe respektimin e dispozitave për mbrojtjen dhe përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve të ngulitura në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës./Front Online/

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur...
    Lajme21 Mars 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka mirëpritur dakordimin që u arrit në Ohër më 18...
    Lajme21 Mars 2023
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Vushtrri ku një veturë ka goditur tre këmbësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Të tjera
    Vip21 Mars 2023
    Arbëri “prime-n” e kaluar i ka reaguar ashpër Kiarës për moskujdesin e saj ndaj Luizin. Sonte ai e ka komentuar sërish këtë....
    Vip21 Mars 2023
    Armaldo Kllogjeri është në dijeni të banorëve që e kanë nominuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Gjatë mbrëmjes së sotme,...
    Vip21 Mars 2023
    Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen e 41 dhe në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim nga gjysma e...
    Lajme21 Mars 2023
    Kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars. I...
    Lajme21 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka ndërlidhur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku përmendet korrupsioni në Qeveri, me emrin e...
    Lajme21 Mars 2023
    Presidenca e Kosovës i ka reaguar Aleksander Vuçiqit, të parit të shtetit serb, pasi ky tha se Serbia nuk pajtohet në asnjë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.