[wp-story]

Lajme

Haziri për Vjosa Osmanin: Ajo është zonjë shtëpie në LDK, më 6 tetor do të bëhet zonjë e shtetit

Haziri për Vjosa Osmanin: Ajo është zonjë shtëpie në LDK, më 6 tetor do të bëhet zonjë e shtetit
17:43 | 20 Shtator 2019

Nënkryetari i LDK-së dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sot së bashku me kandidaten e partisë për Kryeministre, Vjosa Osmani. kanë qëndruar në një tubim me të rinjtë në Gjilan.

Haziri ka thënë se Vjosa Osmani nuk do të jetë vetëm por do të ketë mbështetje të madhe nga të gjithë.

“Vjosa nuk është vet kemi me i qëndru prapa deri në minutin e fundit”, ka thënë Haziri.

Ai u ka dërguar mesazh oponentëve politikë të cilët kanë thënë se Osmani nuk do të mund të udhëheqë e pavarur.

“Ata të cilët po dojnë me i thanë Vjosës si kryeministre e cila nuk është zonjë e shpisë, unë po ju them nga Gjilani, le ta majnë në mend që zonja e shpisë do të bëhet zonjë e shtetit”, ka thënë Haziri.

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së ka thënë që burrat në qeveri të bëhen gati të lëshojnë zyret pasi Vjosa do të bëhet zonjë e shtetit pas zgjedhjeve.

“Le të bëhen gati burrat e fortë të qeverisë le t’a pastrojnë deskun, mi lshu zyret sepse ka me u bë zonjë e shteti dhe ka me vendosë me autorizime kushtetuese dhe ligjore dhe jo me sms, me ndikime dhe me klane”, ka shtuar Haziri.

Ai ka thënë se Osmani do të vendosë plotësisht e pavarur sepse mandatin ia ka dhënë LDK me 3 gusht.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera