×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri për arrestimin e 5 personave për kri*me luf*te: Aksioni u realizua në bazë të të dhënave të Komisionit Komunal të Gjilanit

    FrontOnline
    03 Gusht 2024

    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, e quajti të vonuar lajmin për arrestimin e pesë personave për krime lufte nga Prokuroria Speciale e Kosovës, megjithatë thotë se ky lajm është i mirëpritur.

    Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se “prokuroria dhe policia e shtetit e kanë realizuar këtë aksion, duke u bazuar në të dhënat e Komisionit Komunal të Gjilanit, i cili ishte themeluar pas luftës, duke qenë kujdestar në administrimin, faktimin dhe gjetjet e kohës”.

    “Drejtësi për viktimat e Llovcës, Inatocit (Kokaj), Pogragjës, Uglarit dhe të gjitha viktimat tjera të luftës kudo në Gjilan e Kosovë”.

    Kujtojmë se Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve disa mujore, ka zhvilluar një aksion, ku ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”.

    Personat  ndaluar janë: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh. Ata dyshohen se me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Me datën 13.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative kanë pranuar informacion se një person në fshatin Bushincë,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës. Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.