[wp-story]

Lajme

Haziri: Partitë po shqyrtojnë ofertat e dyanshme, pastaj takimi i liderëve

Haziri: Partitë po shqyrtojnë ofertat e dyanshme, pastaj takimi i liderëve
15:47 | 10 Janar 2020

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një deklaratë për Telegrafin tha dy partitë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke i shqyrtuar ofertat e dyanshme për ndarjen  proporcionale të pozitave institucionale dhe pastaj liderët e dy partive, Isa Mustafa dhe Albin Kurti do të vendosin për takimin e radhës.

Haziri më tej tha se LDK nuk ka kërkuar asnjë pozitë specifike, por është e interesuar që ndarjen e pozitave institucionale dhe rolin e vet ta ketë në proporcion me votat në Kuvend.

“Oferta janë të dyanshme… Tash të dy partitë i vlerësojnë ofertat dhe liderët e caktojnë kohën dhe vendin e takimit… Pra, ka të bëjë me pakon e marrëveshjes, e cila e tëra mund të përmbyllet nëse palët pajtohen në ndarjen e përgjegjësive të pozitave institucionale”, u shpreh për Telegrafin, Lutfi Haziri.

Ai tha se takimi i radhës mes Mustafës dhe Kurtit mund të ndodhë pas shqyrtimit të këtyre ofertave.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera