×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Nuk kemi biseduar me partnerët e koalicionit për çështjen e presidentit

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se deri më tani, partnerët e koalicionit qeverisës, nuk kanë diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

    “Derisa e kemi këtë gjendje, nuk kemi zhvillim tjetër politik, nuk e kemi parë të arsyeshme të flasim për çështjen e presidentit. Fundja, në afatin kushtetues presidenti e ka mandatin e vet. Nëse pretendimet e prokurorit të specializuar konfirmohen nga ana e Gjykatësit i rastit, atëherë LDK-ja bisedon me partnerët dhe partitë tjera politike”, ka thënë Haziri.

    Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

    Partnerët e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk janë marrë vesh se kush do të zgjidhet president pas skadimit të mandatit të presidentit Thaçi më 2021.

    Presidenti i Kosovës zgjidhet me votat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

    Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka diskutuar të mërkurën për mundësinë e propozimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, si kandidat për president të ardhshëm të vendit.

    Vetë Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka konfirmuar se mund të jetë kandidat për president.

    “Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka shkruar Haradinaj.

    Partia Nisma Socialdemokrate e cila është pjesë e koalicionit qeverisës ende nuk e ka komentuar deklaratën e Haradinajt.

    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Haradinaj nuk e ka përkrahjen e partnerëve të koalicionit” nuk do të arrijë të jetë as kandidat dhe lere më të zgjidhet për president”.

    “Ky nominim i njëanshëm i AAK-së nuk do t’i kontribuojë relaksimit të raporteve ndërmjet partnerëve të koalicionit, ndonëse posti i presidentit nuk është pjesë e marrëveshjes së koalicionit”, tha Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Bashkim Smakajt iu është refuzuar kërkesa për lirim me kusht dhe si rrjedhojë u urdhërua që të i caktohet masa e paraburgimit...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani....
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim. Ajo është...
    Të tjera
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani....
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Luftëtarët nga forcat anti-qeveritare pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të Bashar al-Asad. Në krye të ofensivës ishte Abu Mohammed al-Jolani...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim. Ajo është...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Rebelët sirianë thonë se e kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të nisur ditëve të fundit. Rebelët...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjatë paraqitjes së parë Bashkim Smakaj i cili po akuzohet për tentim të personit zyrtar dhe mosbindje ndaj gjykatës, ai kërkoi që...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Në një zhvillim dramatik, rebelët sirianë kanë pushtuar pallatin presidencial të Bashar al-Assad në Damask, ndërsa shpallin Sirinë si “të lirë” pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.