[wp-story]

Lajme

Haziri: LDK është dera e vetme që e ruan shtetin

Haziri: LDK është dera e vetme që e ruan shtetin
13:27 | 10 Gusht 2019

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i përbashkët me strukturat, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë mobilizimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vjeshtë.

Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka deklaruar se përfundimisht në këto zgjedhje do të rikonfirmohet bastioni i partisë së Ibrahim Rugovës në Gjilan.

“LDK e Gjilanit në shtab zgjedhor nga sot i ka 980 anëtarë për të udhëhequr procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për t’u rikonfirmuar bastioni i LDK-së në Gjilan dhe Anamoravë. Në bashkëpunim me kryetarët e Degëve në këtë regjion, do të shkaktojmë ngritje të mbështetjes qytetare, madje edhe përtej LDK’së. LDK, jo vetëm që është shpresë për këtë vend, por është dera e vetme që e ruan këtë shtet dhe këto institucione që janë ndërtuar me sakrificë dhe me gjak”, tha kryetari Haziri gjatë takimit me strukturat e partisë.

Haziri pohoi se në këto zgjedhje do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së, duke shtuar se marrëveshja politike e proklamuar kohë më parë nga ai, e unifikoi partinë si asnjëherë më parë.

Në këtë takim kanë folur edhe kryetari i Degës së LDK’së në Kamenicë, Jeton Biqkaj, kryetarja e Forumit të Gruas në nivel qendror, Lirije Kajtazi, kryetarja e Forumit të Gruas në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe anëtarët kryesisë, Arben Mehmeti, Arbër Ismajli, Avdyl Aliu e Shpresa Kurteshi Emini.

Ndërkohë, të gjitha strukturat e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan kanë rikonfirmuar unitetin dhe mbështetjen e madhe ndaj kryetarit Lutfi Haziri në të gjitha proceset.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera