×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Kurti t’i përvjelë mëngët, Kosova s’duhet të dalë humbëse në dialog

    FrontOnline
    15 Qershor 2021

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte vetëm takim dhe s’kishte të bëjë me negociata.

    Haziri në Edicionin Special tha se Kosova nuk duhet të dalë humbëse në procesin e dialogut dhe se duhet të shfrytëzohet momentumi i përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Dialogu përfshinë normalizimin me Serbinë dhe ne besojmë në dialogu ndërsa momentumi që po krijohet bashkë me SHBA-në Kosova nuk guxon ta humbë këtë momentum deri tek njohja e ndërsjellët që ka qëllim Kosova”.

    “Pjesë e këtij dialogu nuk janë një ose dy çështje të lehta që duhet të arrihen në parim deri tek një dokument gjithëpërfshirës. Por, janë tetë çështje jo të lehta dhe duhet ekipi ynë teknik që ta përgatis kryeministrin që t’i përvjel mëngët dhe t’i sheh pikat një nga një pasi çdo çështje ka zgjidhje”.

    “Të gjitha çështjet që janë në tavolinë Kurti duhet të ketë qëndrim të qartë në raport me qëndrimin kushtetues të Kosovës dhe Kosova nuk duhet të dalë humbëse në këtë proces pasi ne asnjëherë nuk kemi dalë humbës në procese të tilla”, tha Haziri.

    Haziri mes tjerash foli edhe për katër propozimet e Kurtit për Vuçiqin të cilat i konsideroi si kushte përtej bisedimeve.

    “Parimet e bisedimeve çdoherë kanë qenë pakushte Kosova ka harxhuar oksigjen politik duke thënë se duhet të trajtohet si e barabartë pasi Kosova çdoherë ka qenë palë e barabartë”.

    “Ka pasur shumë hezitim dhe rezistencë por ndodhi sot pa kushte dhe Kurti u detyra që në mënyrë kushtetuese pasi tash ka petkun e pushtetarin. Mirëpo, këto katër kushte janë përtej bisedimeve. 16 vjet ka qenë rezistencë si opozitë dhe si pakicë parlamentare edhe me protesta por ne që kemi qenë pjesë e negociatave e dimë që ky proces e ka formatin e vet dhe tetë çështjet që janë hormanizu për arritjen e marrëveshjes finale nuk janë shtjerr ka pas sot vetëm luajtje ping-pongu”, tha Haziri.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Dora Bakoyannis, shefja e Delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e cila është po ashtu raportuese për pranimin...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Vip19 Prill 2024
    Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka treguar menjëherë përse është e nderuar si një nga artistet më të forta të...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.