[wp-story]

Lajme

Haziri: Kadri Veseli po e shfrytëzon e nëpërkëmbë kombëtaren

Haziri: Kadri Veseli po e shfrytëzon e nëpërkëmbë kombëtaren
12:50 | 07 Shtator 2019

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, ka ngacmuar kreun e PDK’së, Kadri Veselin, pasi sipas tij, ky i fundit po e nëpërkëmbë kombëtaren e Kosovës me video spote.

Përveç Veselit, Haziri e ka kritikuar edhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke thënë se vazhdon të mos e njeh formalisht shtetin e Kosovës.

Këto deklarata nënkryetari i LDK’së i ka bërë në prag të ndeshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Çekisë që do të luhet në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kosova e Rugovës, Çekia e Havelit bash sot me 7 shtator! Sigurisht, ai që po del nëpër spote po nëpërkëmbë e shfrytëzon, ndërsa ai tjetri ende nuk na ka njohur as formalisht!” ka shkruar Haziri./Front Online/

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera