[wp-story]

Lajme

Haziri i përgjigjet PDK-së dhe AAK-së: Vjosa nuk ka asnjë shef

Haziri i përgjigjet PDK-së dhe AAK-së: Vjosa nuk ka asnjë shef
22:45 | 09 Shtator 2019

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin Pressing , ka thënë se kandidatja e tyre për kryeministre, Vjosa Osmani, nuk ka asnjë shef dhe se e konsideron më të përgatiturën nga të gjithë të nominuarit e partive për pozitën e kryeministrit.

Sot Blerim Latifi i PDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së thanë se Osmani do të dirigjohet nga ‘tre shefa’ dhe nuk do të jetë kryeministre e vërtetë.

Haziri thotë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë se dhe se në LDK-së nuk vendos individi.

“Kjo është spekulative. Nuk do ta ketë asnjë shef. Ne punojmë si ekip”, tha Haziri.

“Zonja Vjosa Osmani nuk e ka asnjë hendikep. E ka privilegjin me punu me këtë ekip. LDK-ja i takon një anëtarësie, jo një individi”, ka shtuar nënkryetari i LDK-së.

Ndërkaq ai beson se Osmani është më e përgatitura nga  të gjithë kandidatët për kryeministër.

“Vjosa Osmani është më e përgaditura si lidere. I keni burrat e fortë në tjetrën anë. Kush është më i përgatitur se Vjosa?”, thotë Osmani.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera