×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Është ndaluar muzika live dhe ahengje në restorante e kafiteri

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Komiteti i Emergjencave për menaxhimin e pandemisë kundër përhapjes së infeksionit, sot ka mbajtur takimin e rregullt, në selinë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit pas takimit të mbrëmshëm dhe bënë thirrje për kujdes maksimal.

    Në bazë të shënimeve zyrtare të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, në Gjilan kanë qenë të infektuar gjitsej 182 persona, prej tyre janë shëruar plotësisht 129 raste, 48 janë ende aktive por nën kujdes të vazhdueshëm dhe për fat të keq kemi 4 raste të vdekjes, ka deklaruar pas këtij takimi kryetari Haziri.

    Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se njëri nga të infektuarit, mbrëmë vonë është bartur në Qendrën Klinike Infektive në Prishtinë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe trajtimi vazhdon atje, ndërsa pesë pacient presin sot në Klinikën Infektive në Gjilan për testim, sipas rregullave të reja të vendosura.

    Haziri ka njoftuar se pritet të bëhen edhe 48 testime, sipas simptomave që janë raste ambulantive dhe besojmë që në këto dy ditë IKShP do të pasqyron gjendjen reale të infeksionit në Gjilan, derisa ka apeluar për kujdes dhe ka konfirmuar se nuk lejohet organizim i ahengjeve, muzikës live dhe organizimeve të tjera në restorante, kafiteri apo të ngjashme.

    “Policia e Shtetit ka marrë vendim dhe do të ndërhyjë së bashku me Inspektorët e Komunal në tërë territorin e Komunës së Gjilanit. Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë atyre që kanë planifikuar organizim gjatë vikendit, por nuk është i mundur të lejohet organizimi i mbrëmjeve muzikore dhe i ahengjeve të cilat kanë më shumë se 50 persona”, ka njoftuar kryetari Haziri.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti i...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.