[wp-story]

Lajme

Haziri: Është arritur marrëveshje për një kandidat konsensual

Haziri: Është arritur marrëveshje për një kandidat konsensual
22:08 | 02 Gusht 2019

Në media gjatë ditës së sotme u raportua se brenda LDK-së është arritur marrëveshja politike që do të thotë që dy pretendentët për kryetar të partisë, Agim Veliu e Lutfi Haziri, e pranojnë Isa Mustafën si kandidat konsensual për të mbetur sërish në krye të LDK-së.

Në një linjë direkte, në RTV Dukagjini, Lutfi Haziri i mohoi këta zëra duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.

Lutfi Haziri tha se “Nuk është e vërtetë, krejt çka ka të vërtetë është arritja e marrëveshjes e cila formalisht do të shpallet nesër në ora 10.00. Nuk bëhet fjalë për asnjë çështje tjetër asnjë marrëveshje tjetër”, tha Haziri.

I pyetur se a është kandidat konsensual për kryetar të LDK-së, Haziri sërish u tregua i rezervuar duke mo shpërndarë informata më të detajuara.

“Unë kam qenë iniciator i marëveshjes së madhe dhe kthimit të madh të LDK-së. Kjo marrëveshje do ta bashkoj LDK’në dhe do të dalë fituese e zgjedhjeve”, përfundon Haziri.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera