Komiteti i Emergjencave i Gjilanit ka vlerësuar sot gjendjen me COVID-19, derisa ka konfirmuar se janë shënuar edhe 18 raste të reja dhe 17 të shëruar plotësisht.
Kryetari Lutfi Haziri ka thënë se respektimi i masave antiCOVID-19, është zgjidhja e vetme për parandalimin e virusit.
“Luten qytetarët e Gjilanit që të respektojnë rekomandimet e institucioneve të shtetit, pasi përballja me COVID-19 nuk është e lehtë. Gjendja e përgjithshme është nën kontroll, por është e domosdoshme që të shmanget grumbullimi i qytetarëve dhe daljet e panevojshme në qytet”, ka thënë Haziri.
Në Gjilan në bazë të statistikave, gjatë gjithë përballjes me pandeminë janë 638 raste në total, prej të cilave 173 raste janë ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm, derisa janë shëruar 439 pacientë, derisa betejën me koronavirus e kanë humbur 26 qytetarë.