[wp-story]

Lajme

Haxhiu: Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa

Haxhiu: Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa
23:41 | 25 Mars 2020

Pak momente pas shkarkimit të Qeverisë Kurti, ka ardhur reagimi nga Albulena Haxhiu.

Ajo ka shkruar “sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa”.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.

Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me nderë e përkushtim.
Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.
Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm e edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur!

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera