Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës është gjunjëzuar para Serbisë.
“Qeveria jolegjitime, në ditët e para të saj, ka treguar gjunjëzimin para Serbisë, duke filluar nga heqja e reciprocitetit e deri tek heqja dorë për njohje nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe mosanëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare por tani paska hequr dorë edhe nga mbështetja për institucionet e drejtësisë që hetojnë dhe gjykojnë krimet e luftës. Tërheqja e Qeverisë nga ky ndryshim tregon gjunjëzimin e saj para Serbisë dhe është tendencë për amnistim të krimeve të luftës”, është shprehur zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kjo është e papranueshme”, ka thënë ajo.
Pak ditë pasi kisha pranuar detyrën e Ministres së Drejtësisë, kam pritur në takim prokurorët special që merren me…
Δημοσιεύτηκε από Albulena Haxhiu στις Τετάρτη, 17 Ιουνίου 2020

Të tjera
-
12:40 | 18 Shkurt 2021
-
12:37 | 18 Shkurt 2021
-
12:30 | 18 Shkurt 2021
-
12:29 | 18 Shkurt 2021
-
12:26 | 18 Shkurt 2021
-
12:25 | 18 Shkurt 2021
-
12:22 | 18 Shkurt 2021
-
12:21 | 18 Shkurt 2021
-
12:14 | 18 Shkurt 2021
-
12:03 | 18 Shkurt 2021
-
12:03 | 18 Shkurt 2021
-
11:54 | 18 Shkurt 2021