×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, u mundësua gjykimi në mungesë

    FrontOnline
    22 Prill 2025

    Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas ndryshimeve të fundit në Kodin e Procedurës Penale, është mundësuar aplikimi i gjykimit në mungesë edhe në rastet e veprave penale të natyrës së rëndë.

    Sipas Haxhiut, këto ndryshime mund të aplikohen edhe për sulmin terrorist në Banjskë, teksa shtoi se certifikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e fundit ka qenë gabim i rëndë dhe i pafalshëm, pasi sipas saj, kryetar de facto i saj është kryeterroristi Millan Radoiçiq.

    “Pavarësisht kësaj mundësie ligjore, s’ka dyshim që vlera e dobia janë të shumëfishta kur kryeterroristi Millan Radojiçiq dhe 44 paramilitarët e tij, të dorëzohen në Republikën e Kosovës dhe të përballen drejtpërdrejt me drejtësinë”.

    “Millan Radojiçiq është kryetar de facto i Listës Serbe. Kjo u bë edhe më e qartë kur kryetari formal i saj, Zlatan Elek, u radhit si i shtati me numrin e votave në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe, pas marrjes së mandatit të deputetit, e detyruan të jap dorëheqje. Çertifikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e fundit ka qenë një gabim i rëndë dhe i pafalshëm”, tha Haxhiu.

    Tutje, ajo tha se saktësisht dy vjet më parë, më 22 prill 2023, në paradën e Ushtrisë së Serbisë në Batajnicë, krahas Radoiçiqit ishin të pranishëm edhe dy deputetë të Listës Serbe, Igor dhe Sllavko Simiqit si dhe kreytarët Dalibor Jevtiq dhe Goran RAkiq.

    “Atë ditë po ekspozohej edhe sistemi kinez FK-3, pikërisht në vendin ku janë ekshumuar 744 shqiptarë nga varreza masive. Këto fakte dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimin e strukturave të Listës Serbe në sulmet terroriste dhe kundër rendit kushtetues në Kosovë. Millan Radoiçiq & Co. duhen gjykuar në Kosovë me ose pa ekstradim, sa më parë”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.