Lajme

Haxhiu: Do të shohim mundësitë e përfshirjes të shërbimi korrektues në pakon emergjente

Haxhiu: Do të shohim mundësitë e përfshirjes të shërbimi korrektues në pakon emergjente
19:10 | 29 Mars 2020

Shërbimi korrektues kërkon të përfshihet në pako Me pakon emergjente fiskale të propozuar ditë më parë nga Ministria e Financave dhe Transfereve, mjekët, policët, dhe zjarrfikësit pritet të shpërblehen me nga 300 euro për dy muaj.

Megjithatë, në këtë pako nuk janë përfshirë edhe zyrtarët korrektues. Për këtë, këta të fundit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, duke kërkuar që të njëjtit të trajtohen njëjtë.

Lidhur me këtë ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se të premten i ka shkruar ministrit të Financave, Besnik Bislimit.

“Pas kërkesave të shumta nga zyrtarët e ShKK, po atë ditë i kam shkruar zyrtarisht Ministrit të Financave dhe kam kërkuar gjetjen e mundësive që edhe shërbimi korrektues të jetë i përfshirë në pakon e planifikuar. Kam kërkuar poashtu nga drejtori i ShKK, raport për zyrtarët që kanë qenë direkt të ndërlidhur me zbatimin e masave kundër COVID në burgje. Pas dorëzimit të këtij raporti, të njëjin do ta përcjellë edhe në Ministri të Financave dhe së bashku do të shohim mundësitë e përfshirjes së tyre.”, ka bërë të ditur Haxhiu përmes një postimi në Facebook.

Sqarim për zyrtarët korrektues që kanë qenë direkt të lidhur me zbatimin e masave kundër COVID – 19Të premten,…

Δημοσιεύτηκε από Albulena Haxhiu στις Κυριακή, 29 Μαρτίου 2020

Në mbledhjen e ardhshme Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë dhe do ta hedhë për votim pakon emergjente në vlerë prej 170,6 milionë euro. Kjo pako emergjente është propozuar nga ministri në detyrë i Financave dhe Trasfereve, Besnik Bislimi për tejkalimin e gjendjes emergjente e cila është krijuar me pandeminë COVID-19.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera