[wp-story]

Lajme

Haxhiu: Data e caktimit të zgjedhjeve, shumë e largët

Haxhiu: Data e caktimit të zgjedhjeve, shumë e largët
13:48 | 05 Gusht 2019

Deputetes e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është shprehur e pakënaqur me 22 gushtin, si datën kur do t1% mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se ka dy arsye se përse 22 gushti është datë e largët për një seancë të tillë. Ajo ka frikë se deri atëherë mund të ndodhë diçka e paparashikueshme.

“Caktimi i seancës për shpërbërjen e Kuvendit me datë 22 duket shumë i largët për dy arsye të paktën. Së pari për shkak të nevojave që ka vendi për shkuarjen sa më parë në zgjedhje dhe së dyti për shkak mundësisë që subjektet tjera të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka treguar dy datat që VV-ja i ka propozuar për mbajtjen e kësaj seance.

“Propozimi jonë në mbledhje të Kryesisë ishte që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me datë 8 ose 14 gusht”, ka shkruar Haxhiu.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera