Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, gjatë një emisioni televiziv, ka folur për emërimet në postet diplomatike të familjarëve të politikanëve, raporton portali FrontOnline.
Ajo tha se emërimet në këmbim të votës siç kanë ndodhur në kohen kur është emëruar Hashim Thaçi president po bëhen edhe në Qeverinë “Hoti”, siç është rasti i emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala.
“Ngjashëm është vepruar edhe në të kaluarën, kur Hashim Thaçi është zgjedhur president dikush ka marr terminal, dikush është bërë ambasador dhe tani po vazhdon avazi i vjetër për emërimet familjare, Unë e përshëndes veprimin e Osmanit për shkarkimin e tyre, ajo e dinë më mirë se si janë dërguare në konsullata e ambasada persona, ne asnjëherë si kemi pasur njerëzit e duhur në këto poste”, tha ajo.