×
  • Lajme
  • Lajme

    Haskuka merr mbështetjen e shefit të BE-së për projekte zhvillimore

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

    Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme, në fokus për projektet në arsim, shëndetësi, turizëm e zhvillim ekonomik, si dhe hapat që ka ndërmarrë Komuna për uljen e pasojave të shkaktuara nga pandemia.

    Sipas komunikatës së lëshuar nga Komuna e Prizrenit, duke e shprehur mirënjohjen ndaj ambasadorit Szunyog, kryetari Haskuka deklaroi se ndihet i gëzuar për përshtypjet që ka ambasadori për Prizrenin, imazhin e qytetit, historinë, traditën, kulturën e multi-etnicitetin.

    Ndërsa ambasadori Szunyog, duke theksuar se kjo është vizita e parë zyrtare, por jo e fundit në Komunën e Prizrenit, shprehu mbështetjen e mëtejmë të BE-së për projekte dhe aktivitete të ndryshme zhvillimore.

    Pas mbajtjes së takimit, ambasadori Szunyog, i shoqëruar nga kryetari Haskuka, vizitoi qendrën historike të qytetit, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si dhe zhvilluan një takim të përbashkët me komunitetin e biznesit në Prizren.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.