[wp-story]

Lajme

Hashim Thaqi: Zhvillimi i Policisë së Kosovës është një histori suksesi

Hashim Thaqi: Zhvillimi i Policisë së Kosovës është një histori suksesi
13:45 | 06 Shtator 2019

20 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës mblodhi të gjithë krerët shtetëror të cilët e vlerësuan lartë punën e këtij institucioni të cilën e konsideruan si institucioni më i besueshëm në vend.

E gjithë ceremonia filloi me një minuta heshtje në përkujtim të të gjithë policëve që kanë rënë në detyrë duke mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit në Kosovë.

Më këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi teksa ka vlerësuar lartë të arriturat e Policisë së Kosovës, brenda këtyre 20 viteve, tha se zhvillimi i Policisë së Kosovës është një histori suksesi.

Kreu i shtetit të Kosovës tha se Policia e Kosovës ishte ajo që mbrojti integritetin territorial të Kosovës, veprim të cilin e cilësoi historik e të guximshëm.

Duke siguruar mbështetje për këtë institucion të sigurisë në Kosovës, presidenti Thaçi tha se puna e mirë e Policisë dhe Doganës së Kosovës e siguron shtetin.

Madje ai tha se në Policinë e Kosovë janë mirë integruar edhe gratë por edhe komunitetet joshumicë.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Policia e Kosovës dhe ushtria e Kosovës janë ndër institucionet më profesionale dhe më të pakorruptuarat në Republikën e Kosovës, krejt kjo fal përkushtimit.

Ish-kryeparlamentari në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, tha se ky institucion duhet të jetë i pakompromosë në luftimin e krimit dhe korrupsionit e nepotizmit, pasi që luftimi i tyre i hap perspektivë zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik të vendit.

Veseli teksa dha mbështetje, tha se pjesëtarët e Policisë së Kosovë do të përkrahen në aspektin e sigurisë jetësore dhe rritjen e pagave.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se Policia e Kosovës është partnere e mirë në luftimin e krimit në rajon.

Sipas tij, ky institucion meriton të jetë në INTERPOL dhe se kushdo që e pengon anëtarësimin e Kosovës në në këtë institucion ndërkombëtar po e ndihmon krimin dhe po e rrezikon sigurinë botërore.

Haradinaj ka siguruar shtetet evropiane se me liberalizimin e vizave ndaj qytetarëve të Kosovës nuk do ketë telashe pasi në vendin tonë ka një databazë të mirë evidentuar për hyrje dhe daljes e saj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se Policia e Kosovës në këto dy dekada ka arritur të jenë një institucion i mirë organizuar i cili është më i besueshmi për qytetarët e Kosovës.

Nikoqiri i kësaj ngjarje tha se sukseset e Policisë së Kosovës u arritën fal bashkëpunimit ndërkombëtar.

Qalaj u zotua se do punojë vazhdimisht për të ofruar siguri për qytetarët dhe zbatim të ligjit.

Në fjalën e tij të rasti në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ambasadori i SHBA-vë në Kosovë, Philip Kosnet teksa ka ofruar mbështetjen e SHBA-ve për forcimin e kapaciteteve të Policisë se Kosovës, tha se ky institucion është ndër më të besueshmit për qytetarët e saj.

Ai ka vlerësuar lartë integrimin e grave dhe komuniteteve jo shumicë në Policinë e Kosovës.

Ambasadori amerikan ka këshilluar Policinë e Kosovës për bashkëpunim më të madh me komunitetin.

Në ceremoninë e 20 vjetorit të Policisë së Kosovës i pranishëm ishte edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, i cili ofroi mbështetje të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës me qëllim të rritjes se kapaciteteve të saj.

Po ashtu në këtë ditë festive për Policinë e Kosovës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar me medaljen presidenciale për siguri drejtorinë e parë të Shkollës së Policisë në Kosovë, Stiv Benet, për çka e falënderoi shumë për kontributin e dhënë në themelimin e Policisë së Kosovës.

Në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, morën pjesë edhe përfaqësues të tjera policor nga vendet të ndryshme si Hungaria dhe Austria. Sot me rastin e dekadës së dytë se themelimit të Policisë së Kosovë me medalje janë nderuar edhe disa nga pjesëtarët më të dalluar të Policisë së Kosovës. etj./Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera