×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi e nënshkruan largimin e Vlora Çitakut nga Uashingtoni

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar dje dekretin për tërheqjen e bashkëpunëtores së tij shumëvjeçare, ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Pas pesë vjetëve shërbimi në Uashington, Vlora Citaku do të kthehet përfundimisht në Kosovë. Kthimi i saj nisi me shkarkimin nga ish-kryediplomati Glauk Konjufca, e tash është nënshkruar nga Presidenti Thaçi.

    Sipas dekretit që e ka siguruar Gazeta Express, Presidenti Thaçi më 2 tetor eka urdhëruar largimin e ambasadores së deritanishme nga misioni në SHBA.

    “Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, thuhet në dekretin e Presidentit.

    https://drive.google.com/file/d/1f-bdhSQyDGoz9FgwoP6td7-W-x1vlcWe/view

    Çitaku do të qëndrojë në Uashington deri në emërimin e ambasadorin e ri.

    Ambasadorja në largim,  në pesë vitet e fundit zakonisht komentohej për fjalimet e saj në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku e përfaqësonte Kosovën.

    Ujërat ne ambasadën e Kosovës në Amerikë u trazuan kur ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca mori vendim që ta shkarkonte Çitakun nga pozita që e mbante.

    Duke u ditur rivaliteti i madh mes Vetëvendosjes që tash po e udhëhiqte diplomacinë, me presidentin Thaci dhe njerëzit e tij, njoftimi i Konjufcës për largiim të saj nga misioni diplomatik nxiti reagime.

    Ish-zyrtarja e lartë e PDK’së deklaroi atë kohë se do ta respektonte vendimin që vinte nga ministri Konjufca, dikur rival i saj.

    “Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emëroj dhe shkarkoj Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar”, pati shkruar Çitaku në Facebook.

    Në atë reagim ambasadorja thoshte se nuk lejonte të ishte mjet për përplasje mes Qeverisë së Albin Kurtit me Presidentin Hashim Thaci.

    Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës.

    Gjatë misionit të saj diplomatik, Çitaku është sulmuar disa herë për shkak të kaluarës së saj në PDK dhe raportit të ngushtë me Presidentin Thaci.

    Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e pati quajtur Vjosën “ambasadore të Thacit” e jo të Kosovës.

     

     

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni për FrontOnline është deklaruar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, lidhur me raportin e DASHI-it....
    Lajme23 Prill 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me raportin e DASH-it, ku thuhet se Kosova...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Pas publikimit të këtij raporti për Front Online e ka komentuar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Miftaraj...
    Sport23 Prill 2024
    Ish-gjyqtari Eduardo Iturralde Gonzalez kishte lëshuar një deklaratë bombë, duke pohuar se 90 për qind e zyrtarëve të ndeshjes në Spanjë mbështesin...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa ka folur për rëndësinë e paraqitjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka...
    Vip23 Prill 2024
    Reperi i njohur, Stresi duket se nuk e ka ndërmend të ndalet duke publikuar projekte muzikore. Pas këngës “Mos u dorëzo”, Stresi...
    Sport23 Prill 2024
    Xavi Hernandez raportohet se ka ndryshuar mendje sa i përket të ardhmes së tij. Sipas gazetarit të njohur nga “TV3”, Xavi Torres,...
    Lajme23 Prill 2024
    Brukseli ia ka vënë Beogradit një dilemë: Ose ndaloni pengimin e futjes së Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare ose aspiratat e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.