×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hashani: Çdo i punësuar që e ka pagën 250 euro, 40% më pak e ka aftësinë blerëse në treg

    FrontOnline
    10 Maj 2022

    Medain Hashani, profesor universitar i ekonomisë në një intervistë për “Ekonomia Online”, tha se ngecja kryesore e Qeverisë aktuale është mungesa e investimeve të huaja. Gjithashtu problem kryesor i sheh edhe bordet e politizuara, që sipas tij po na shpien deri tek arbitrazhet ndërkombëtare. Kurse, për subvencionim e qetarëve me shumën prej  100 eurosh nga ana e Qeverisë,  ai thotë se është vetëm për të zvogëluar zërat kritik të qytetarëve ndaj Qeverisë për rritjen e energjisë elektrike.

    Ai  në një intervistë për “Ekonomia Online”, tha se është pro tërheqjes së trustit, pasi sipas tij, kjo tërheqje do të zvogëlonte vështirësitë që kanë qytetarët në kuadër të inflacionit, siç thotë ai prej 40 % dhe do të ndikonte në rritjen e kërkesës agregate.

    “Ideja ime për tërheqjen e trustit, është pro tërheqjes së trustit për arsye se kriza financiare që është duke ndodhur në vendin tonë dhe inflacioni mjaft i lartë në shportën e familjeve të ndryshme. Kemi thuajse një inflacion rreth 40% në të gjitha produktet elementare të cilat janë. Prandaj, kjo tërheqje e trustit do të ndikonte në zvogëlimin e këtij gepi financiar që e kanë të gjitha familjet. Qeveria në këtë rast nuk ka marr asnjë iniciativë në lidhje me subvencionimin e këtij inflacioni”.

    Tutje ai thekson çdo i punësuar tani fuqinë blerëse e ka rreth 40% më pak.

    “Kjo tërheqje do të ndikonte që ta rrit kërkesën agregate në ekonominë e Kosovës, si dhe ta eliminoj atë gepin financiar të inflacionit. Shembull, nëse një pagë minimale që e kanë bërë tash 250 euro, domethënë 40% inflacion është 100 euro. Çdo i punësuar që e ka pagën 250 euro, 40% më pak e ka aftësinë blerëse në treg”.

    Profesor Hashani për “EO”,  thotë se edhe Qeveria aktuale si ngecje kryesore e ka mungesën e investimeve të huaja direkte, sipas tij, pa to s’mund të kemi zhvillim ekonomik në vend.

    “Në përgjithësi, zhvillimet ekonomike në vend unë mendoj se edhe kjo Qeveri po edhe Qeveritë e më hershme të cilat kanë qenë, mungesën kryesore e kanë te mungesa e investimeve të huaja direkete. Ne nuk kemi një zhvillim ekonomik nëse nuk kemi investime të huaja direkte, ato krijojnë, gjenerojnë vende të reja të punës, kemi edhe rritje të të hyrave publike nëpërmjet vendeve të reja të punës nga tatimi në paga, nga tatimet të cilat i paguajnë. Unë mendoj se ekonomia në Kosovë në përgjithësi ka një mungesë kryesore qe 22 vite pas luftës ne ende si Kosovë nuk kemi një strategji të zhvillimit ekonomik. Kemi ndryshime të shpeshta të politikave tatimore, prandaj këto ndryshime të cilat ndodhin në Kosovë, janë risk për investitorët e huaj. Në momentin që një shtet nuk ka strategji të zhvillimit ekonomik, nuk ka prioritete ekonomike, plane afatgjate të zhvillimit, çdo investitor që do të vije në Kosovë, ai i analizon këto dokumente kryesore që janë për një investitor të huaj për të investuar në një shtet”.

    Ndërkaq, sa i përket përfaqësimit të Kosovës në arbitrazh ndërkombëtar, Hashani thotë se kemi kuadro të mjaftueshme, por sipas tij, problemet kryesore që shpien në arbitrazh janë bordet politike.

    “Po kemi kuadro të mjaftueshme dhe pikërisht problemet kryesore që ndodhin në arbitrazh është si rezultat i bordeve politike që i kanë korporatat në Kosovë. Në momentin kur e ke një bord politik është një bord jo profesional. Prandaj, ne kemi kuadro të mjaftueshme të cilat munden ta ndihmojnë Kosovën në avancimin dhe gjenerimin e të ardhurave fitimprurëse për të gjitha ndërmarrjet publike. Mirëpo, hezitimi i Qeverive që të këtë një bord profesional ka ndikuar që ne sot të kemi probleme të tilla me arbitrazh”, tha ai.

    Sa i përket shumës prej 100 eurosh që Qeveria e Kosovës do të ndaj për punëtorët e sektorit privat dhe studentët, Hashani e konsideron ky vendim është popullsitë sa për t’i zvogëluar zërat kritik ndaj qeverisë për rritjen e çmimit të  energjisë elektrike.

    “Janë një ndihmë shumë e vogël që nuk mundemi me llogarit asgjë. Unë mendoj se është më shumë një vendim popullsitë sesa një vendim që e zgjedh problemin e dikujt. Çdo subvencionim afatshkurtër edhe zgjedhja është afatshkurtër, me 100 euro askush nuk mundet ta bëjë asnjë zgjidhje elementare. Këto 100 euro nëse e analizojmë me rritjen e energjisë elektrike, po thuajse atë 100 euro e kanë paguar qytetarët vetëm çmimin e rrymës elektrike. Me njëfarë mënyre është një lloj subvencionimi për me i zvogëlu ato zërat kritikë që janë të qytetarëve ndaj Qeverisë për rritjen e energjisë elektrike.”

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Ekonomi23 Prill 2024
    Drejton Bankën Qendrore të Kosovës, e cila i mbikqyrë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve. Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili...
    Të tjera
    Vip24 Prill 2024
    Suedia do të presë këtë vit Eurovisionin me masa të shtuara sigurie për vizitorët, mes protestave të planifikuara kundër pjesëmarrjes së Izraelit....
    Lajme24 Prill 2024
    Para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Beograd, sot u mbajt një panel diskutimi për rëndësinë e rezolutës së propozuar...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vënë zjarrin atyre, tha të mërkurën...
    Vip24 Prill 2024
    Ylli i TikTok, Eva Evans, krijuesja e serialit komik në internet “Club Rat”, ka vdekur në moshën 29-vjeçare. Ishte motra e saj,...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëdhënësi i MPB-së nga Maqedonia e Veriut, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve. “Që...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përfaqësuesja e OSBE-së në Maqedoni të Veriut, Gillian Stirk, pas vizitës në dy qendrave të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.