×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Ramush Haradinaj ka gjasat më të mëdha që të zgjedhet president

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka bërë prognozën e tij sa i përket zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual Hashim Thaçi.

    Hasani ka thënë se në konjkturat e tanishme politike, Ramush Haradinaj mund të fitojë pa problem në garën për president të Kosovës.

    “Unë besoj se në konjukturat çfarë janë, Ramushi e fiton dhe mundet me fitu pa asnjë problem”, është shprehur ai në Klan Kosova.

    Profesori universitar i së Drejtës Ndërkombëtare Publike është shprehur se nëse jo me të parën, atëherë Haradinaj mund të fitojë me të tretën herë dhe të marrë 61 vota.

    “Konjukturat politike nuk krijohen me dhe lidhur me postin e presidentit, krijohen me dhe lidhur me statusin ose gjendjen kundrejt Gjykatës Speciale, fazës së implementimit të marrëveshjes së Uashingtonit, dialogu me Serbinë, dhe besoj se edhe kjo i shkon në favor Ramushit. Konjukturat unë besoj se janë të atilla që gjasat më të mëdha janë që Ramush Haradinaj mund të fitojë. Unë besoj se nëse jo me të parët atëherë me të tretën do të zgjidhet pa problem me 61 vota”, ka thënë Hasani./

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.