×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hasani hedh një hap para për postin e sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, mund rivalin turk

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka fituar përballjen e parë për të qenë Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.

    Kështu, Hasani kryesoi ndaj rivalit të tij turk.

    Në këtë situatë, duke qëndruar disa vota pas Shqipërisë, Turqisë i mbetet të hapë rrugë për Hasanin ose do përfitojë një kandidat tjetër.

    Albanian Post ka mësuar gjithashtu nga burime pranë Kryeministrisë se pro Shqipërisë kanë votuar 37 vende, ndërsa pro Turqisë vetëm 8 vende, ku mes tyre dhe Greqia.

    31 maji shënoi afatin zyrtar të OSBE-së për të nominuar kandidatët për katër postet që ishin publikuar për në OSBE.

    Kryesia malteze e OSBE-së shpalli kandidatët për të gjitha misionet e përhershme të OSBE-së në një letër të brendshme më 3 qershor.

    Në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në dhjetor 2023, Rusia pati rënë dakord të zgjasë mandatet e zyrtarëve aktualë për vetëm nëntë muaj në vend të mandatit të zakonshëm tre-vjeçar, duke bërë të nevojshme ndryshimin e afërt në udhëheqjen e OSBE-së.

    Rusia ka kritikuar shpesh lidershipin e shkuar të lartë, për shembull duke thënë se Sekretarja e Përgjithshme Helga Schmid ka “marrë anën” e Ukrainës.

    Kryesia malteze udhëhoqi negociatat për zgjedhjen e një lidershipi të ri në një afat të ngushtë. Paketat e mëparshme të udhëheqjes u deshën disa muaj për t’u negociuar. Në vitin 2017, nën kryesimin e Austrisë, u kërkua një mbledhje jozyrtare e ministrave të jashtëm për të dalë nga bllokimi.

    Çfarë përfaqëson sekretari i OSBE-së?

    Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së ka një rol esencial për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

    Ai është përgjegjës për raportimin mbi aktivitetet dhe rezultatet e OSBE-së ndaj vendeve anëtare dhe organeve të tjera.

    Kjo duke mbështetur aktivitete në terren; duke mbajtur kontakte me organizata ndërkombëtare dhe joqeveritare.

    Sekretari duhet të ofrojë këshilla dhe mbështetje për vendimmarrësit dhe delegatët e vendeve anëtare, duke ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve dhe promovimin e dialogut.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme në Austri për herë të...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Me sloganin "Kalojmë në vepra”, koakicioni VLEN shënoi 100 ditët e para të qeverisë së re. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se në...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Izraeli nuk do të mund t’i kthejë në mënyrë të sigurt qytetarët e vet në shtëpitë e tyre në veri të vendit,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot gjatë ditësm në autostradën Durrës – Tiranë. Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Aty...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Çmimi i naftës po vlerësohet të jetë i lartë në Shqipëri. Sa i përket kësaj ajo e ka vendin e parë në...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi një arritje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër,...
    Lajme29 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj nga Çekia Jan Lipavsky, ku aty biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se ka takuar struktrat e partisë në Zvicër ku thotë se diskutuan për strategjitë dhe...
    Lajme29 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë homazhe tek varrezat e vëllezëve Bytyqi në New York. Me këtë rast, ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.